Home KRYESORE Përgjimet mes policëve në Morinë, del dhe emri i Zajmina Vajsarit.Ja çfarë...

Përgjimet mes policëve në Morinë, del dhe emri i Zajmina Vajsarit.Ja çfarë thuhet

Janë publikuar nje pjesë e përgjimeve që çuan në pranga efektivët në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, të cilët u merrnin para në dorë qytetarëve shqiptarë e kosovarë, për të kaluar në mënyrë të parregullt kufirin.

Ndërkohë në dosjen hetimore duket se bisedat mes policëve që zbuluan korrupsionin në Pikën Kufitare të Morinës në Kukës kanë nxjerrë dhe emra të njohur në pah. Një prej tyre është këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila do të kalonte në kufi bashkë me fëmijët, por pa prokurën e bashkëshortit.

Në dosjen që ka siguruar Balkanweb Vasjari udhëtonte më 2 janar drejt Kosovës, me sa duket për të kaluar pushimet dimërore në një vend malor, teksa nga biseda rezulton se do të kthehej më 4 janar nga Kosova.

Personi i regjistruar me emrin “Tani Durrës”, i kërkon Laertit ta kalojë.  Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjesit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh  Zajmina Vasjari.

 DOSJA

Në datë 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durres” i thotë, Laertit Sulos me sms: “…është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty në Morinë po ska prokurë Zajmina Vasjari…

Laerti: Kur do kthehet:

Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……

Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…

Laerti: Ok.

Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjesit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh  Zajmina Vasjari…

Emiltoni: Jepi nr tim.

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë  në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijet e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur./Opinion.al

Share: