Home Gjeo-Ekonomia Arrestohet në Shqipëri kreu i një grupi kriminal kinez, me profesion programues:...

Arrestohet në Shqipëri kreu i një grupi kriminal kinez, me profesion programues: Përfituan rreth 147 mln $

Një shtetas kinez në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, u arrestua në Shqipëri.

Report Tv mëson ekskluzivisht se 32-vjeçari me emrin Liangbin Chen, është arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Rinasit teksa udhëtonte nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë.

Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambjente me qira shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe.

Në Shqipëri, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë  “Arrest në burg” derisa autoritet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit ku janë ngritur akuza për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda që kapin vlerën deri në 1 miliard yen kinez./ shqiptarja.com

360grade.al

Share: