Home KRYESORE Nga lindi akuza per Ilir Metën si një ish-sigurims? Ku fle lepuri?

Nga lindi akuza per Ilir Metën si një ish-sigurims? Ku fle lepuri?

Lëvizjet e reja në arenën politike janë komentuar këtë të mërkurë në emisionit ‘Pikat mbi i’ në News24.

Gjatë bisedës në studio, analisti Artur Zheji u ndal ngjarja e fundit e Autoritetit të Dosjeve, duke u shprehur se fakti që emri i ish-presidentit Ilir Meta ka dalë nga dosja Sigurimit të Shtetit pikërisht tani ka si qëllim edhe pengimin apo ndërprerjen e kandidimit me ligj Ilir Metës.

Zheji: Kemi të bëjmë me një shqetësim politik. Është pak absurde kjo e Komisionit të Dosjeve sepse ka pasur kulminacionin në ’97, janë 25 vite me pas.

Bëhet zbardhja dhe çekimi i gjithë dokumentacionit dhe sigurisht që autoriteti i dosjeve është konsultuar dhe nuk mund të jetë harruar në një cep. Fakti që ky informacion del tani, funksionon si një baltosje pas 25 vitesh, tregon një lloj ankthi për mënyrën se si Ilir Meta di të bëjë politikë. Është jashtë çdo rregulli loje politike.Ka si qëllim edhe pengimin apo ndërprerjen e kandidimit me ligj Ilir Metës.”

Zheji tha se kjo është një lëvizje politike e mazhorancës për të shpallur Ilir Metën non-grata në Kuvend dhe për t’ia mbyllur karrierën politike.

“Përtej emocioneve të para që Meta bëri në konferencën për shtyp duhet kuptuar qëllimi i mazhorancës. Mazhoranca në njërin krah të opozitës ka një lider historik që është një non-grata i dyfishtë dhe është target për ta sulmuar lehtësisht. Dhe nga ana tjetër ka lindur kjo ideja gjeniale për të krijuar një non-grata brenda Kuvendit. Të shpallin Ilir Metën si një person që nuk është i përshtatshëm për të qenë pjesë e politikës dhe për të drejtuar këtë parti politike që duket se ka sjell një stil të ri politik. Unë mendoj se është një akuzë e ndërtuar në një laborator keqdashës, por jo vetëm për ta sulmuar politikisht duke thënë është kështu e ashtu, por e ka kthyer aparatin juridik të këtij dokumenti. Ndaj duhet investiguar ky aparat juridik, sepse mund të bëhet në sulm pa një bazament të vërtetë. Kur jepen komente shteruese mbi argumente, i njëjti opinion publik që e ka besuar do besojë argumentet juridike”, tha Zheji.

Luçiano Boçi: Qëllimi ishte politik. Pjesa e dytë kaloi në anë teknike për sqarimin e gjithçkaje që është bërë.

Zheji: Nëse pas kësaj qëndron Rama , kjo është hera e parë që përdor një mjet të tillë. Kjo ka qenë pjesë e shkallës së doktorët, ndoshta doktori e ka lënë, por ngjashmëria mes autoritarëve bëhet gjithnjë edhe më e madhe.

Luçiano Boçi: Në politikën tonë ka ekzistuar formati i shantazhimit. Doktori theksoj se informacionin e ka parësor. Ka një ndryshim tek pjesa e politikes dhe njerëzores mes Ramës dhe doktorit. Teknologjia që përdor Rama është perfide dhe jo vetëm vë në lëvizje mekanizma duke tentuar që unë jam jashtë. Krahasimi nuk mund të qëndrojë. Rama këto i përdor në mënyrë brutale në favor të interesave të tij.

Zheji: Berisha merrte përsipër autorësinë, ndërsa Rama nuk del vetë ta bëjë, nëse del pas kësaj, por del dikush tjetër që e nxjerr si aksidentalisht. Bën një lloj teatri për të qenë sa më shumë dorëjashtë. Është e vërteta që po del nuk është se po ja bëjmë Metës me qëllim është ajo çka kërkon të transmetojë Rama. Pra duhet një aparat provash për të çmontuar këtë akuzë.

Luçiano Boçi: Inicialet e një autoritetit të lartë janë I.M, dihet që në parlamentin shqiptar ka një deputet Ilir Metaj dhe me këtë u synoi që kjo akuzë të transmetohej sikur nuk dihej. Tashmë autoriteti tregoi se nuk është i besueshëm,.

Zheji: Autoriteti i dosjeve ka hyrë në histori si Komisioni Bezhani. Ndaj edhe Ilir Meta tha i kam kaluar edhe filtrat e Berishës.

Në daljet e tij në media ish-presidenti Ilir Meta ka ritheksuar se thashë ‘Partia e Lirisë’ është një parti gjithëpërfshirëse.

Nisur nga konferencat e zhvilluar të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta po ashtu edhe deklaratat e kreut të PD Sali Berisha që është shprehur se e sheh kryeministrin Edi Rama si një kundërshtar nuk respekton asnjë parim , analisti Zheji tha se ende nuk është parë se cili do të jetë programi për të shëruar Shqipërisë dhe për të kapur pjesën gri që i duhet opozitës për rotacionin.

Zheji: Tashmë kemi një figurë opozitare të përbërë nga dy koka, zoti Berisha dhe tanimë Ilir Meta. Po përdoret një teknikë e alternuar, një politikë sulmuese dhe agresive. Pika më e dobët e opozitës për momentin është pika gri, ajo pika e pavendosur. Pra ka një stepje dhe detyrë e opozitës është ta marrë. Tani Berisha dhe Meta duhet të tregojnë se mund të ndërtojnë një fytyrë të re politike dhe një program të ri politik dhe përveç denoncimeve . Tani thuhet Referndum, por për çfarë. Pjesa që mund të aktivizojë pjesën gri është ilaçi… Faktet që po dalin janë shumë tronditëse, në rregull por cila është kura dhe këtë mendoj që opozita nuk e ka nxjerrë dot në pah kurën, besoj nuk e ka gati. Tani edhe fakti që ndërroi jo vetëm emrin por edhe strukturën, ka figura të reja dhe mënyra se si e ka ekspozuar duket se nuk është një aneks i PS. Tani është bërë nj parti centriste që synon të jetë e hapur majtas dhe e hapur djathtas.

Luçiano Boçi: Procesi ka kaluar në dy faza të domosdoshme fillimisht fitimi i besimit brenda në PD. Dhe tjetra dalja e një partie serioze. Referendumi është një vazhdim i ideve. Mënyra se si i qasesh pjesësh gri është edhe çelësi i suksesit. Tani nëse 7 korriku pati sukës ishte edhe ndërtimi i marrëdhënies me qytetarin. U desh që opozita të marrë teza qytetare dhe t’i shndërrojë në teza politike.

Zheji: Rama ka humbur kontrollin mbi administratën e cila është lëshuar në plaçkitje. Nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsion pasiv, këtu bëhet fjalë për sulm për të të marrë portofolin. Ka një agresivitet. Këtë Rama nuk po e korrigjon dot. Marrim fjalën e Gazhelit. Ai që në historikun e biografisë së tij ka një konflikt interesi, ka qenë drejtor i thesarit të partisë. Si ka mundësi që një person që ka pasur besimin të mbajë kontabilitetin e partisë, tani që partia është në pushtet, mban kontabilitetin e shtetit. Aty duhet të jetë një ekspert, ne kemi eksperimentuar me anglezë, britanikë. Gjithmonë ëhstë bërë një garë për të gjetur njerëz sa më larg politikës që dëmi që mund ti bëhet ekonomisë, të jetë sa më i vogël. Ti e shndërron nga një post teknik në një post politik.

Ne kemi një situatë që rrotacioni është një çështje e ditës, duhet patjetër një balancim forcash. Mund të kem rezervat e mia nëse ka pasur opozitë më parë. Por tani duhet kuptuar nëse Berisha dhe Meta janë apo jo të aftë ta detyrojnë Ramën të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kjo bëhet nëse marrin një rezultat fitues në 2023. Nëse do respektohen afatet, 2025 është shumë larg.

360grade.al

Share: