Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Spiunët si instrument pushteti! Nga Nebil Çika

Spiunët si instrument pushteti! Nga Nebil Çika

Në përpjekjet për të mbrojtur Ilir Metën nga akuzat si bashkëuntor i Sigurimit të Shtetit, ” i madhërishmi” Sali Berisha deklaroi se dosjen e spiunit që “Autriteti i Dosjeve e ngatërron me Ilir Metën” e kishte ai në shtëpi.

Në të gjithë këtë debatin e hapur për Sigurimin dhe bashkëpunëtorët e tij, pas kërkesës se Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit për të hequr pengesat e krijuara nga komisionet Mezini e Bezhani për hapjen dosjeve të Sigurimit deklarata e Berishës që posedonte privatisht një të spiunëve të Sigurimit është më e rëndësishmja dhe e çon debatin publik e politk atje ku duhet të përqendrohet, tek thellbi i tij : Përdorimi i dosjeve të spiunëve për shsntazh e kontrol nga të gjithë ata që kanë dijeni mbi to, përfshi edhe Sali Berishën.

Pyetja që duhet të bënte media, por që nuk e bëri, se gjysma e sajë, në konflikt interesi, po bën sikur nuk di gjë çfarë po ndodh, duhet të ishte:
Pse një dosje e Sigurimit të Shtetit ndodhet në mënyrë private e të pa ligjshme në duart e një politikani, ish president e kryeministër ?

Si ka përfunduar kjo dosje në shtëpinë apo zyrën e tij .

Sa dosje të tjera ka në duar të tij përveç asj që e deklaroi vetë ?

Dhe me thelbësorja, pse i duhen e i shërbejnë atij dosjet e Sigurimit të Shtetit ?

Këto janë pyetjet që media e publiku duhet të bëje dhe ai duhet të përgjigjet .

Që Sali Berisha dhe jo vetëm ai por shumë politikanë e zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit e posedojnë privatisht data bazën e Sigurimit të Shetit kjo dihet por Berisha është i vetmi që ka deklaruar publikisht që ka në posedim privat dosje të Sigurimit duke vërtetuar dyshimin apo akuzat e përdorimit të tyre nga zyrtarët apo ish zyrtarët e lartë të shtetit.

Berisha dhe të tjerë po akuzojnë Ramën se po përdor politikisht dosjet e Sigurimit për të goditur Metën politikisht dhe mund të kenë të drejtë për këtë, por ai vet bëri të njëjtën gjë ,përdori në mënyrë një dosje të sigurimit me emër e mbiemër për të mbrojtur Ilir Metën, dosje që ai e mbante në mënyrë të pa ligjshme në shtëpi.

Kjo është shumë më e rëndë nga akuza që ai artikulon për Ramën se po përdor Autoritetin , ku nuk ka nevojë fare për Autoritetin se i ka vetë privatisht dhe i përdor sa herë të dojë pa u penguar fare nga komisionet Mezini e Bezhani .

Hapja e Dosjeve të Sigurimit e ka rëndësinë pikërisht për këtë gjë, që ato të mos përdoren politikisht dhe jo vetëm nga individë apo parti politike për interes të pushtetit.

Që këta që i kenë dosjet në pronësi private të mos shatazhojnë personat që kanë në dorë vendimarrjen në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar.

Ai i ka përdorur e i përdor Berisha , Rama , Ruçi etje që kanë akses mbi Dosjet për interesa të jashtëligjshme politike etje ato ?! Sigurisht që po dhe prova për këto është përdorimi publik i Berishës, me emër e mbiemër të dosjes së një bashkëpuntori të Sigurimit, t cilën tha se e kishte ai , për të mbrojtur aleatin e tij Ilir Meta.
Mendoni se çfarë mund të bëje me to për interesa më të ngushta personale.

Para se Berisha të deklaronte posedimin privat të kësaj dosjeje në mbrojtje të Metës ishte vetë Meta që i dha një sinjal të fortë publik atij duke deklaruar publikisht që “nuk ishte spiun ” dhe për këtë solli si garanci faktin që “ishte kontrolluar në 1996 nga i madhërishmi Sali Berisha ” një sinjal i pastër që Berisha duhet të fliste fhe ta mbronte. Dhe kështu ndodhi,vetëm pak orë me pas Berisha doli me një tjetër dosje sigurmi në dorë për të mbrojtur Metën .

Tani puna është (s)a i përdor dosjet e Sigurimit qe posedon privatisht Berisha për pushtetin e tij politik ?

Një nga arsyet e jetëgjatësisë politike të tij është pikërisht ky përdorim i data bazës së Sigurimit për të kontrolluar nëpërmjet tyre në menyrë private e të paligjshme PD kur ka qenë në opozitë dhe shtetin kur kz qenë në pushtet ! Dosjet e Sigurimit, korrupsionit etje janë edhe sot arsyeja kryesore e pushtetit dhe mbështetjes së Berishës .
Me to ai mban në kontroll bashkuntorët dhe ish zyrtarët e korruptuar të qeverisë së tij në PD dhe rrotull sajë. Jo rastësisht gjithë llumi i qeverisjes së tij, ish komunistë, spiunë të deklaruar të djegur e dekonspiruar edhe publikisht e zyrtarisht prej tij janë rreshtuar në krah të tij në luftën për pushtimin e PD pas shpalljes non grata nga SHBA . Ekipi i tij përbërë kryesisht nga pinjollë të autorëve të njohur të krimeve të komunizmit sigurimsa prokurorë, gjyqtarë dhe pa tjetër edhe spiunë të Sigurimit.

Në media janë publikuar dhjetëra raste kur të përzgjedhur të tij ish ministra e deputetë, jo vetëm në PD, i kanë shpëtuar komisionit Mezini, njëri prej të cilve akuzohet të jetë Ilir Meta dhe kjo qokë nga Berisha nuk është bërë më kot .
Databaza e bashkpuntorëve të shtetit i ka hyrë më shumë në punë Berishës se sa Ramës ,Rucit, Nanos e debutuesve të PS . Se qartësisht në 1990 strategjia e Ramiz Alisë për “demokracinë shqiptare ” e ndau Sigurimin në dy pjesë puntorët e tij oficera sigirimi ,hetues , prokurorë gjykatës etje që ishin legalë, pra të dekonspiruar par publikut si të tillë u rreshtuan me PS , partia trashëgimtare e PPSH që ishin atje në shtëpinë e tyre . Ishe e pa munduar që ata të ingranohishin në lëvizjen dhe partinë “antikomuniste” PD pasi baza e sajë nuk do të mund ta pranonte një gje të tillë. Spiunët po, ata nuk ishin publik dhe publiku kishte pak apo aspak dijeni për ta dhe kjo i bënte të përshtatëm për tu futur në PD dhe në poste drejtuese të sajë.

Kjo bëri që Sigurimi të bëhej instrumenti kryesor i kontrollit dhe vazhdimësisë së pushtetit politik të komunistve në Shqipëri.

Kjo është arsyeja kryesore për të mos thënë e vetmja që bllokoi hapjen dhe publikimin e dosjeve së Sigurimit që vazhdon edhe sot . Komunistëve u duhej kontrolli i abtikomunistëve të PD se PS ishte e tyre dhe menyrë me të mirë për ta bërë ketë me se me bashkpuntëtorët e Sigurimit dhe një ish sekretar partie në krye të tyre nuk mund të gjendej. Për këtë ata kishin përvojën 45 vjeçare të dikaturës se tyre . Ata kontrolluan e shtypin çdo gjë antikomuniste në diktaturë nëpërmjet Sigurimit dhe spiunëve të tij në mënyrë legale dhe vazhduan ta bëjnë këtë në mënyrë ilegale etje pa rënies se jure të komunizmit. Spiunët ishin dhe janë ” vezët e qyqes komuniste në folenë zyratare e antikomunistëve “.

Rezultati është i qartë për të gjithë . Sot komunistët kontrollojnë gjithçka në këtë vend dhe merita kryesore për këtë i takon Sigurimit dhe kontrollit të tij nëpërmjet dosjeve të zhvillimeve politike dhe të tjera në vend .

Prandaj hapja dhe publikimi i dosjeve të Sigurimit i propozuar nga deputetet e PD, jashtë kontrollit të Berishës, ka një rendësi të madhe. Jo se e zgjidh problemin e dekomunistizimit të vendit por i heq mundësinë komunistëve, Sigurimit të Shtetit dhe të gjithë të tjerëve që përdorin dosjet për pushtet politik, përfshi edhe Berishën, të kontrollojnë opozitën antikomuniste dhe zhvillime të tjera politike në vend me shantazh . Është e thjeshtë në se dosjet hapen dhe publiku informohet për to askush nuk mund tiu bëjë atyre shantazh me dekonspirimin si spiunë në se këtë gjë e dinë të gjithë.

Me pak fajë hapja e publikimi i tyre u heq mundësinë e përdorimit si armë politike, sundimtarëve të përjetshëm të pushtetit dje dhe sot në Shqipëri. Forca e tyre janë dje mbeten dosjet e sigirimit me te cilat kontrollojnë gjithçka, politikën, ekonominë , medist, artin e kulturën ,me pak fjalë, jetën tonë të miliona shqiptarëve që vazhdojë ende të jenë viktima të komunistëve dhe Sigurimit të Shtetit të tyre .

Share: