Home KRYESORE Aksident i 7-fishtë në “Kthesat e Murrashit”, pasi trailerit i çahet goma

Aksident i 7-fishtë në “Kthesat e Murrashit”, pasi trailerit i çahet goma

Shtatë mjete janë përfshirë në një aksident zinxhir këtë të shtunë pasdite në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Deri tani raportohet vetëm për një vajzë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti, që dyshohet se ka ndodhur pasi është çarë goma e një traileri ka shkaktuar trafik të renduar.

Aktualisht policia rrugore po bën të mundur drejtimin e lëvizjes me një korsi deri në largimin e mjeteve të aksidentuara./Top Channel

Share: