Home KRYESORE Ndryshimi drastik në pamje, policia shqiptare dërgoi foton e Faruk Ozer në...

Ndryshimi drastik në pamje, policia shqiptare dërgoi foton e Faruk Ozer në Turqi

Policia shqiptare, sipas mediave turke, i dërgoi autoriteteve turke një fotografi të shtetasit Faruk Fatih Ozer për ta identifikuar.

Sikurse duket në foton e publikuar nga mediat turke ndryshimi drastik në pamje i shtetasit turk solli vështirësi në identifikimin e tij.

Nga pamja e një zyrtari ai shfaqet në foto i transformuar me flokë të prera shkurt.

Po ashtu media turke bën të ditur se policia shqiptare e ka kapur Faruk Fatih Ozerin rreth orës 8:30 dhe momentalisht po vijon marrja në pyetje e tij.

Ka qenë ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi që ka njoftuar homologun e tij turk, Süleyman Soylu, për arrestimin e të shumëkërkuarit.

Po ashtu mediat turke kujtojnë se për këtë çështje janë 21 të pandehur, 6 prej të cilëve janë të arrestuar, të dyshuar se kanë mashtruar mijëra njerëz përmes shkëmbimit të parave kripto-Thodex. Këta persona janë në gjyq prej kohësh dhe themeluesi Fatih Özer ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Në aktakuzë, shkruhet se 21 të pandehurit, përfshirë dhe Faruk Fatih Ozer akuzohen për “krijimin dhe drejtimin e një organizate, me qëllim kryerjen e krimeve”, për “mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit si mjete” dhe për ” mashtrim të tregtarëve ose menaxherëve të kompanive dhe kooperativave”./Opinion.al

Share: