Home KRYESORE Pezullimi i nënkomisares së Elbasanit i shpejtuar’, avokati: Tha mendimin e saj

Pezullimi i nënkomisares së Elbasanit i shpejtuar’, avokati: Tha mendimin e saj

Avokati Sokol Hazizaj e cilësoi vendim të shpejtuat atë të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit që pezulloi nga detyra nënkomisaren e Elbasanit Anisa Kostani për një postim në rrjetet sociale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hazizaj tha se sjellja e saj ka të bëjë me një këndvështrim personal për veprimtarinë për të cilën paguhet, që nuk ka pasoja.

“Facebook ka normat e veta të edukimit për njerëzit që përdorin rrjetet sociale. Nëse një punonjës shteti shkel rregullat e karakterit etik dhe ligjor në orar të punës është tjetër gjë.

Sa kohë rrjeti social në të cilin është abonuar ajo dhe të tjerë… edhe njerëz të medias përdorin median për të sulmuar.

Nuk di të thotë se ke sjellë një pasojë të karakterit social, gjymtimi apo vrasjes. Në opinionin tim, mendoj se drejtoria e policisë është nxituar në pezullimin nga puna”, tha avokati.

Drejtori i Policisë, Geldis Nano pezulloi nga detyra policen Anisa Kostani.

Policia njofton se Kostani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

360grade.al

Share: