Home KRYESORE U riatdhesua nga Siria/Floresha Rasha bashkëpunon me SPAK. Sigurohet në bazë sekrete

U riatdhesua nga Siria/Floresha Rasha bashkëpunon me SPAK. Sigurohet në bazë sekrete

Floresha Rasha, pas dy vitesh riatdhesimi nga kampi Al Hol në Siri, ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Rasha ka rrëfyer mënyrën sesi u rekrutuan shtetasit shqiptarë për t’iu bashkuar ISIS. Po ashtu ajo ka folur për mënyrën se si ka ikur në Siri, për në kampin Al Hol.

Gruaja tashmë është dërguar në një bazë sekrete.  Sipas gazetares Klodiana Lala, ajo ka thënë për hetuesit e SPAK se për të shkuar në Siri e bindi Genci Balla.

6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re. (qëndron në burg). Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vajzën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra burri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë, me Lavdrim Muhaxherin. Pas 3 viteve martesë solla 2 fëmijë, një prej të cilëve ndërroi jetë dhe vajza ka mbijetuar. Muhaxheri u vra nga një sulm ajror. U detyrova të martohem me një luftëtar në Siri me origjinë nga Irani. Bëra një fëmijë. Shumë shqiptarë erdhën në kamp. Shkonim pranë kampit të ISIS dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim. Kur ndodhi edhe beteja e fundit kur do të transferoheshim në kampin Al-Hol, mu vra dhe vajza që kisha me Diamant Rashën.”, mësohet të jetë shprehur Floresha Rasha.

Floresha Rasha ka thënë se në Siri janë vrarë plot fëmijë dhe shtetas të tjerë shqiptarë. Duke qenë se ajo ka pasur një martesë me Lavdërim Muhaxhrin, për prokurorinë shqiptarë konsiderohet një dëshmi dhe provë kyçe, pasi kishte emrat e të gjithë shqiptarëve që ndodheshin atje.

Rasha ka rrëfyer dhe për rolin e grave në kampet e Sirisë, siç ishte dhe Almira Kastrati, nusja e Genc Ballës, imamit të vetëshpallur. Kastrati kishte një rol kyç për të bindur gratë dhe vajzat shqiptare që të qëndronin në kampe atje dhe mos të ktheheshin në vendin tonë Rasha ka folur me emra konkrete, duke ndihmuar hetimet për këtë çështje.

Floresha Rasha shkoi në Siri në vitin 2014, 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili iu bashkua ISIS dhe më pas u vra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente. Më pas ajo u martua me Lavdërim Muhaxherin, i njohur si “Kasapi i Kaçanikut”, i cili u vra me dron nga forcat amerikane në 2017. Gjatë 3 viteve e martuar me Muhaxherin, Floresha solli në jetë një vajzë. Floresha u martua sërish, kësaj here me një sirian me të cilin pati një vajzë.

Në rrethimin e Bagusit, asaj i vritet burri i tretë dhe vajza e madhe, të cilën e kishte me Diamant Rashën ndërsa Floresha mbeti e plagosur rëndë. Më 27 tetor Floresha dhe 3 fëmijët e saj prekën tokën shqiptare./ Opinion.al

Share: