Home KRYESORE Largimi masiv i shqiptarëve këmbanë alarmi për të ardhmen e vendit!

Largimi masiv i shqiptarëve këmbanë alarmi për të ardhmen e vendit!

Nga Eleina Qirici

❗️Rreth 11 000 maturantë kanë aplikuar për vazhdimin e studimeve në universitete jashtë Shqipërisë, (apo 1 në 3 maturantë që përfunduan shkollën e mesme këtë vit).

❗️Rreth 70 % e studentëve që janë duke kryer studimet e larta në Universitete, planifikojnë të largohen jashtë vendit!

Nuk po ikën vetëm rinia, por edhe ekspertët, njerëzit e përgatitur , specialistët, mosha e mesme, njerëz me integritet, inxhinierë, mjekë. Po largohen njerëz që shoqëria jonë ka investuar për tu përgatitur.

Jo të gjithë ikin për paga më të larta, por edhe për sistemin shëndetsor, për drejtësinë, për arsimin, për sigurinë e munguar në këtë vend.

❗️ Largimi i trurit ka qenë veçanërisht dramatik për Shqipërinë, ku 40% e personave me arsim të lartë dhe stafeve akademike kanë emigruar.

shqipërianërrezik

arsiminërrezik

Share: