Home KRYESORE JAVA BOTËRORE E PËRKUJDESIT NDAJ ANTIBIOTIKËVE

JAVA BOTËRORE E PËRKUJDESIT NDAJ ANTIBIOTIKËVE

Nga Tritan Kalo

JAVA BOTËRORE E PËRKUJDESIT NDAJ ANTIBIOTIKËVE kulmon me datën 18 Nëntor Ditën Botërore të kësaj përkujdesje….

Antibiotikët/ Antibakterialët prej vitit të largët 1942, janë mbështetësit tanë kryesorë e të pa zëvëndësueshëm në luftën tonë të përditëshme ndaj infeksioneve të ndryshëm bakterialë….

PËRDORIMI i kujdesshëm i tyre, ndihmon në uljen e rezistencës bakteriale e cila po rritet dita-ditës pikërisht nga keqpërdorimi i Antibiotikëve/Antibakterialëve….

ATO janë klasifikuar si një Pasuri e Njerzimit nga UNESKO, pikërisht për rolin që luajnë në përballjen me sëmundjet e shumta të shkatuara nga shumë e shumë mikroorganizma shëndetlëndues e shpesh jetëmarrës….

Antibiotikët nuk janë antipiretikë, pra nuk ka arësye të përdoren si ulës të temperaturës…. Antibiotikët nuk janë antiviralë, dhe një pjesë e madhe i infeksioneve përfshirë Gripin dhe Covid-19, janë të natyrës virale ndaj edhe përdorimi i tyre është i pa vënd….

PËRSHKRIMI i Antibiotikëve DUHET të bëhet vetëm nga mjekët e liçensuar nga Urdhëri i Mjekëve…. KUJDES në dozat e dhënies, kohëzgjatjen e mjekimit, kombinimet e antibiotikëve, kujdes nga efektet dytësore të tyre në subjektet ku ato përshkruhen nëse janë shtatëzëna, vuajnë nga sëmundje kronike ose marin barna të cilat ndërveprojnë me antibiotikët, etj….

Antibiotikët nuk janë karamele, sepse Anti-bios (kundër-jetës) dëmton si mikrobet Por mundet të lë dojnë njëkohësisht edhe vetë organizmat humanë ku ato përdoren….

Together forever!!!

Share: