Home Gjeo-Ekonomia Agjenda është të ngritet tensioni dhe rreziku i lufërave gjithandej

Agjenda është të ngritet tensioni dhe rreziku i lufërave gjithandej

Agjenda është të ngritet tensioni dhe rreziku i lufërave gjithandej, të prodhohen, shpenzohen dhe aplikohen sa më shumë armë,të shpejtohet me shpejtësi astronomike në armatime, të zhytën kombet në borgje e kredite të rënda, të anashkalohen ngritja e industrive të mirëfillta dhe të shterrohet teknologjia e deritanishme!

Nga Korab Blakaj

Lëvizjet masive të pa precedentë deri tani të sekreteve dhe teknologjive ushtarake, në shëmbujt kur Izraeli u jep armiqëve arab tankun e tyre Markva,India i jep teknologji të avancuar Pakistanit, ShBA u mundëson të gjithëve sekretet e fluturakeve F35 ,Turqia eksporton miliarda dollarë dronë tek shtete jo mike etj dëshmojnë se tashmë në botë ka një teknologji e cila penetron çdo kod kriptik elektronik,që është e aftë „ ta kastrojë“ çdo mjet luftarak pa e ditur fare përdoruesi i tij!

Kjo teknologji synon madje dekriptimin e kodeve të armëve nukleare dhe deaktivizimin e tyre ! Fjala është për Kompjutimin Kuantik dhe Intelegjencën Artificiale!

Teknologjitë e reja, sjellin kërcënime të reja me kosto enorme.

AI(IA) apo Inteligjenca Artificiale sot, dhe Kompjuteri Kuantik në zhvillim e sipër , paraqesin sfida,realitete dhe kërcënime të reja gjeopolitike,me të cilat bota ka filluar të ballafaqohet.

Kompjuteri Kuantik është (158 milionë herë më i shpejtë se superkompjuteri më i fuqishem që kemi sot në botë.Kalkulimet që mund t‘i bëjë për katër minuta do t’i duheshin një superkompjuteri tradicional 10,000 vjet për të kalkuluar të njejtën gjë).

Një teknologji e tillë do të mundësojë dekriptimin, zbardhjen masive të të dhënave, kodeve dhe planeve e sekreteve ushtarake. Teoritikisht do ta bëjë të pamundur fshehjën e çfarëdo sekreti.

Kjo teknologji do të rrezikojë seriozisht sovranitetini e çdo shteti që nuk mund të mbrojë , shtrijë kontrollin mbi informacionet kruciale ,duke rrezikuar seriozisht funksionalitetin e aparateve shtetërore, e sidomos aftësitë e tyre ushtarake, efikasitetin e armëve , sigurinë esenciale , përfshirë këtu funksionin e shërbimeve komerciale, bankare,energjetike,rrjetin e komunikacioneve detare, tokësore , ajrore, distribuimit energjetik, elektrik, të gazsjellësve etj , me fjalë tjera më të sakta mund lehtë të paralizojë totalisht një shtet, rajon apo një kontinent të tërë. Andaj Fuqitë e Mëdha e shohin si një domosdoshmëri urgjente investimin masiv në Teknologjinë e Kriptimit Kuantik për të mbrojtur Sigurinë Kombëtare duke ju kundërvenë Dekriptimit masiv kuantik që bota së shpejti do të ballafaqohet me të. Po ta posedonin këtë teknologji super të avancuar në vitin 2019, qeveritë e ndryshme të botës do të kalkulonin saktësisht se çfarë do të ishin pasojat e Covid-19, për shëndetin publik, për aktivitetin ekonomik, sigurinë dhe stabilitetin.Pa asnjë dyshim qeveritë do të vepronin urgjentisht, duke investuar masovikisht në zbulimin dhe zhvillimin e Vaksinës Mbrojtëse kundër Covid-19 si dhe dhe masave tjera preventive.

Urgjenca per fondet, buxhetet e shtuara për kërkim dhe zhvillim në teknologjine e së ardhmës 

Qeveritë e Fuqive të Mëdha janë duke u pajtuar me nocionin se investimi në fushen e Kërkim-Zhvillimit për nevojat ushtarake dhe të sigurisë nuk mund të mbetet një shifër paraprakisht e përcaktuar statike. Buxhetet për mbrojtje janë pjesë integrale e qëndrueshmërisë së shtetit, shoqërisë dhe ekonomisë si mburojë kundër kërcënimeve ndaj sovranitetit, intergritetit dhe mbarëvajtjes së shtetit, gjegjësisht kombit.Buxhetet që ndahen qoftë ato zyrtare apo të klasifikuara tanimë janë duke u bërë gjithnjë më dinamike,fluide, për të përcjellur evolucionin e kërcënimeve gjeopolitike të shkaktuara nga teknologjitë gjithnjë më kërcënuesedhe dezinformuese. Ndryshe nga kërcënimet dhe mundësitë e së ardhmës të Kompjuterimit Kuantik, kërcnimi dhe sfida nga Intelegjenca Artificiale është tashmë këtu dhe mëse reale.Bota po ballafaqohet përditë e më shumë me të dhe pasojat e saj . E ardhmja kërcënuese nga kjo teknologji po bëhët përditë më evidente. Nisur nga këto kërcnime, buxhetet publike të fuqive dominuese të botës do të shtohen,modifikohen sipas urgjencës dhe kërcënimeve të shkaktuara nga teknologjia agresive e IA së.Perioda e gjertanishme kohore, ishte periodë ku inovacioni teknologjik dhe konflikti ushtarak kishin një raport të ndërsjellë duke krijuar kërcënime të caktuara dhe specifike me caqe të qarta gjeostrategjike. Shembull me ekzemplar është shpikja e bombës bërthamore. Për një përiudhë të shkurtër historike, midis viteve 1945-1949, SHBA ja ishte fuqia e vetme dominuese që kishte përdorur dhe posedonte bombën bërthamore. Sfida urgjente për fuqitë e tjera ishte e përcaktuar dhe konkrete, arritja e objektivit të vetëm : të ndërtonin bombën bërthamore për të rivendosur balancim ushtarak.Për këtë qëllim u bënë investime marramendëse me kosto shumë të lartë për shtetet e klubit bërthamor.

„Bar e dushk do hamë , bombën tonë do ta bëjmë nëse India e prodhon të vetën ” pati thënë Zulfikar Ali Bhutos -Kryeministri Pakistanez në vitin 1965.

Sot,nesër është tmerrësisht e paimagjinuar një analogji si kjo me bombën atomike, kur një fuqi e vetme mund të posedojë një teknologji shumëfish më të tmerrshme se bomba bërthamore . AI(Inteligjenca artificiale) është teknologji që mund të zgjidhë probleme të komleksitetit të paimagjinuar inovativ të cdo lamie, fushe, por njëjohësisht dhe të krijojë kërcënime nga më të rrezikshmet për shoqërinë .Këtu edhe qëndron paradoksi vicioz,ky binom teknologjik INTELEGJENCA ARTIFICIALE DHE KOMPUTIMI KUANTIK nuk do të arrijnë të vendosin një primat suprem apo edhe të rivendosin ekuilibrin strategjik. Kjo për faktin që Kërkim-Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale lidhur me mbrojtjën dhe sigurinë do t‘i imponohet një evolucioni të vazhdueshëm, i nxitur nga kërcënimet e pandërprera të krijuara nga vet IA e cila evoluon në mënyrë eksponenciale, duke imponuar buxhete e shpenzime enorme për të frenuar shkallën e kërcënimeve.Intelegjenca Artificiale Gjenerative tani fillestare, do të zvogëlojë gamen e inovacioneve klasike,pasi kjo teknologji ka potencialin për të zgjidhur shpejt problemet që zakonisht përkojnë me procesin e nëvojshëm dhe etapat kohore të inovacionit. Realiteti që do të krijohet do të imponojë urgjencë të veçantë në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, duke nxitur trysni në fushën e Kërkim -Zhvillimit të zhvillojë në kohën e duhur, në nivelin e kërkuar dhe efikasitetin maksimal makanizmat dhe konceptet e sigurisë dhe mbrojtjës . Çdo ngecje sado e vogël në këtë garë marramendëse të kësaj teknologjie do të jetë me pasoja të rënda për shtetet apo popujt.

E ardhmja e balancimit strategjik mbetet e hapur

Sfidë dhe kërcënim tjeter serioz i natyrës hibride që mund të aktivizohet lehtë dhe me potencial shkatërrues i IA, është mundësia enorme për keqinformim,dezinformim. Gama e këtyre diverzioneve keqdashëse, përveç përhapjes së gënjeshtrave, mashtrimeve,manipulimeve, mund të përfshijë edhe falsifikimin e “burimeve” të informacionit në mënyra dhe metoda tejet bindëse dhe të sofistikuara. Informacioni kredibil ,i bësueshëm është shtylla e demokracisë. Sabotimi,minimi i besimit duke komprometuar “burimet” e informacionit si mediat, shtypin e besueshëm, qeverinë , institucionet akademike etj duhët të ballafaqohet urgjentisht në mënyrë parandaluese si një çështje me prioritet urgjent strategjik . Srategjia dhe veprimet,reagimet e rrepta do të kërkojnë rritjen e buxheteve të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë.Si qasje ndaj këtij kërcnimi ,BBC – si kundërveprim do të aplikojë procesin përmes të cilit do t’i verifikojnë burimet dhe besueshmërinë e lajmeve.

Neglizhimi apo pamundësia në investimet e duhura në Kërkim-Zhvillim do të cenojë seriozisht mbrojtjën dhe sigurinë, duke sfiduar dhe kërcnuar “ekuilibrin” strategjik mes fuqive dominuese . Hipotetikisht një kundërshtar që arrin një fazë dominimi qoftë edhe për një afat tejet të kufizuar kohor , mund të kërcënojë, shantazhojë seriozisht shtetet tjera.Në këtë qasje prapë analogjia e bombës bërthamore e viteve 1945-1949 duhët të jetë qasje e të menduarit politik për pasojat gjeopolitike dhe buxhetore të shteteve përkatëse që duan të investojnë në fushën e Kërkim-Zhvillimit.

Imperativ urgjent i kohës do të jetë financimi në vazhdimësi në fushën e Kërkim-Zhvillimit nga shtetet për të mbrojtur sovranitetin dhe vlerat e shoqërive demokratike.Qysh tani Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë BE-SHBA (TTC) artikuloi në mënyrë eksplicite nevojën që IA e botës së lirë demokratike të pasqyrojë vlerat e saj në komunikatën e samitit, duke shmangur dhe hedhur poshtë modelet mbi të cilat Kina bazon IA të saj. Kjo divergjencë e qartë do të krijojë një proces gjeopolitik de fakto, në të cilin shtetet do të ndahen në aleatë dhe miq nga njëra anë dhe ata që do të rreshtohen më kampin e Kinës dhe Rusisë. Ky polariet do të krijojë partneritetete dhe aleanca të nxitura, të imponuara nga teknologjia agresive e IA. Nga ky aspekt qeveritë do të detyrohen të ndajnë buxhet reservë për Kërkim-Zhvillim në teknologjitë e avancuara: për të qenë koherent me evoluimet teknologjike të Inteligjencës Artificiale dhe Kompjuterve Kuantikë, për të siguruar dhe kultivuar partneritet dhe aleancë strategjike.

Mbrojtja dhe kultivimi i inovacioneve nuk do të ketë zgjedhje tjetër përpos mbrojtjës me çdo mjet

Për ruajtjen epërsisë ushtarake atë të mbrojtjes dhe sigurinë kombëtare,me ndihmen e kësaj teknologjie në evoluim të shpejt ,botës së nesërme do t‘i imponohet Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale (IP) si garantor i investimeve dhe përfitues në Kërkim -Zhvillim, IA dhe Kompjutimin Kuantik.Duke qenë se shteti do të jetë financues i plotë ose pjesërisht i këtyre aktiviteteve, shtetit do t’i imponohet mbrojtja e investimeve të tatimpaguesve edhe asetetve të veta njëkohësisht.Monitorimi i Investimeve të Huaja Direkte me standardet aktuale është i pamjaftueshëm,i pambrojtur dhe jo efikas, ngase një blerës i huaj apo kompani me qëllime potencialisht armiqsore me bazë operimi brenda , mund të zhvillojë aktivitete të dëmshme për Sigurinë kombëtare.Këtë aktivitet personi apo kompania mund ta ushtrojë përmes qasjes direkte ose përmes punonjësve shkencëtarë dhe personelit të ndryshëm profesional në mënyrë klandestine.Fuqitë e Mëdha do të përpilojnë një listë të gjerë të teknologjive të Përdorimit të dyfishtë që do ti nënshtrohet testit strikt të kontrollit të sigurisë kombëtare. Leja për të zhvilluar aktivitet brenda shteteve të caktuara do të bazohet në kombësinë e investitorit, listën e teknologjive,natyrën e aplikimit dhe përdorimit
final.

Një qasje tjetër e kulturës ekzistuese të veprimit është shumë e vonuar fatkeqësisht 

Inteligjenca Artificiale Gjeneruese dhe Kompjutimi Kuantik do të ndryshojnë rrënjësisht inovacionin, dhe bashkë me të pretendimet,supozimet e sigurisë,sekretet ushtarake dhe kombëtare, si në nivelin strategjik ashtu edhe në atë taktik.Mbrojtja dhe sigurimi i komunikimeve kriptike dhe kodeve të çfarëdo niveli qofshin ato, nuk do t‘i përballojë dot sulmit kibernetik nga kjo teknologji.Andaj botës i mbetet vetem një qasje radikale; mobilizimi politik, ekonomik, shkencor,akademik, financiar në investim urgjent në fushën e Kërkim-Zhvillimit për të adaptuar dhe përvetësuar sa më shpejt Inteligjencën Artificiale Gjeneruese dhe Kompjutimin Kuantik. Shtetet përveç pasojave financiare dhe ekonomike duhët të përgaditën edhe për pasojat gjeopolitike të këtyre teknologjive agresive. MBIJETESA NË BOTËN E SË NESËRMËS NUK DO TË JETË VETËM PËR MË TË FORTËT POR PËR MË TË ADAPTUARIT.

Share: