Home Gjeo-Ekonomia GREQI / Aksidentet në punë: Gjashtë shqiptarë të vdekur në pesë muaj.

GREQI / Aksidentet në punë: Gjashtë shqiptarë të vdekur në pesë muaj.

Përgatiti Shpëtim Zinxhiria

Me dhjetra aksidente te regjistruar, aksidente që vazhdojnë deri më sot për shkak të mungeses së sigurimit teknik në punë.
.
Ky është bilanci tragjik, fati i shumë bashkëatdhetarëve tanë, që gjejnë vdekjen në vendet e punës në Greqi.
Vdekje që vijnë si rezultat i shumë prej punëve të pasiguruara për sigurinë e jetës.

Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët kanë lënë jetën aty me shpresë një jete nga e para apo dëshira për të siguruar më shumë të ardhura për familjet e tyre.

06/02/2023. 45-vjeçari ndërron jetë pas një aksidenti në punë në një gurore në zonën e Gianoulaiika pranë Lygourio, në komunitetin lokal të Bashkisë Epidaur në Argolidë

16/03/2023. Ngjarja ka ndodhur në Mykonos, teksa shqiptari 49-vjeçar po lyente disa mure në një objekt të papërfunduar. Ai ra nga skela, nga një lartësi prej rreth dy metrash dhe vdekja e tij ishte e menjëhershme.

13/03/2023. Një 55-vjeçar shqiptar në Kalkida në Greqi ka humbur jetën duke rënë nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, gjatë punimeve në një pallat ka rënë nga skela dhe si rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

24/03/2023. Sipas mediave lokale, një 52-vjeçar shqiptar ka rënë nga skela në një lartësi prej 2.5 metrash e për pasojë ka humbur jetën. Shqiptari po punonte në një shtëpi në zonën e Mylopotamos në Kretë.

22/06/2023. Kristo Çepa 56 vjeç gjeti vdekjen teksa ishte në ambientet e punës në zonën Faliro të Kavallës. Ai humbi jetën gjatë punës tek punonte me një ekskavator i vogël, një pjesë e një muri është rrënuar dhe ka rënë mbi të.

01/07/2023. Një 57-vjeçar shqiptar vdiq sot në Selanik, 57-vjeçari u aksidentua teksa punonte në një kompani ndërtimi, rreth orës 8:00 mëngjesin e sotëm. Shqiptari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Por…

Në rast vdekjeje, ligji parashikon me nenin 932, paragrafi 3 i Kodit Civil që familja e viktimës mund të marrë kompensim monetar për shkak të vuajtjes mendore.

Por çfarë vlen në rastin e një të huaji, jashtë Bashkimit Europian, familja e të cilit kërkon dëmshpërblim në Greqi? Ligji i çdo shteti përcakton se cili anëtar i familjes konsiderohet se ka të drejtë për kompensim.

Share: