Home KRYESORE Nga shpërdorimi i parave, te krimi, korrupsioni, skandalet seksuale e mjedisore, profesor...

Nga shpërdorimi i parave, te krimi, korrupsioni, skandalet seksuale e mjedisore, profesor Tritan Kalo del me mesazhin e fortë dhe shkund politikën

Profesori dhe mjeku u njohur, Tritan Kalo ka reaguar ashpër ndaj politikës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, të cilin gazeta po e pasqyron të plotë, doktor Kalo ka leshura një sërë mesazhe të forta: “Ne Rilindasit ju ofrojmë kuptohet me “Përgjegjësinë Personale të Secilit prej jush” : Siguri, Përkujdesje, Zhvillim….Fotot e mëposhtme ilustrojnë qartazi sigurinë personale, mjedisore e të banesave jo vetëm në fshatin Borizanë, Krujë po kudo ku shtrin veprimtarinë e tij pusht-shteti ynë….

ORGANET po “organe ama”, ligjzbatuese ne ua kemi vënë falas në shërbim të atyre që na zbukurojnë jetën me shpërthime, gurë mbi çatitë tona, “përkëdhelje trupore me shkopa bejsbolli”, kërcënime me pistoleta, apo edhe që zbukurojnë me gjelbërim kanabisor të mjediseve tona, organe që “bëjnë qorrin e shurdhin” para ankesave të të dëmtuarve prej tyre…. i qëndrojmë besnik “parimit të mbështetjes në forcat tuaja”, ndaj dhe kemi besim të plotë në vetpërgjegjësinë tuaj, për përkujdesjen ndaj sigurisë së jetës suaj, si dhe të përpjekjeve tuaja për zhvillim e mbrothësim….

”BIG BROTHER” ju vëzhgon se si zbatoni të vetpërgjegjsuar sigurinë, përkujdesjen dhe zhvillimin tuaj , njëkohësisht nga toka nëpërmjet mjeteve inteligjente si dhe nga ajri përmes pamjeve satelitore, ani pse këto të fundit kanë bërë të mundur mbulimin vetëm të 47.2% të teritorit të Shqipërisë së këndej Drinit….DETYRA jonë pusht-shtetore është të mbledhim sa më shumë taksa prej jush, dhe më pas ti (sh)përdorojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme, për pagat e mbrothësimin e oborrit tonë qeverisës: deputetë, ministra dhe administratën publike “solitair-luajtëse”, disa herë më të lartë në raport me popullatën nga “vendet më të varfëra të BE-së”: Gjermani, Francë, Çeki, Slloveni, etj…..

Ju ofrojmë edhe infrastrukturë rrugore “mjaft cilësore”, por nuk e dimë pse maja e lapsit të thyer na i nxjerr ato me kosto disa herë më të lartë për kilometër, në dallim me vëndet e mësipërme…..

Ne po ashtu ju ofrojmë ruajtjen e mjedisit përmes djegieve të mbetjeve në inceneratorë/djegës ose jo funksional, ose të pa përfunduar ose ende të pa ndërtuar, por për të cilat ne bujarisht u ofrojmë nga taksat tuaja pronarëve të tyre “në kërkim ndërkombëtar” nga KAPS/SPAK që gjinden në Vjenë, Dubai a gjetiu, dhjetra mijra euro në ditë….Krizën e mungesës së energjisë “e zgjidhëm më së miri me dy çentrale bangladeshase lundruese”, të cilët vegjetojnë e hijeshojnë prej mëse dy vitesh Gjirin e Vlorës….

Ato NUKU KANË PRODHUAR deri më tash asnjë kilovat energji elektrike, por edhe ne atyre bujarisht u ofrojmë dhjetra mijra euro çdo ditë nga taksat tuaja….Me përfundimin e kësaj Vere ju sigurojmë se do tu ofrojmë edhe më shumë video të “suck-sexieve” si këto të mësipërme, apo të ngjashme edhe me ato të regjistruara në Bashkinë e Kukësit…..NA për ju mendojmë, punojmë dhe fluturojmë me “Lazgushin” ditë e natë kudo…..

NËSE NUK DËSHIRONI TË DELEZOHENI në mënyrë PATRONAZHISTE, ju pashaporta e viza shengeni besoj se keni, ndaj çantën krahut e mos na bezdisni më me praninë tuaj në këto Troje Arbërore….Për cilin “bisht” dhe për cilën  “kokë” e kishte fjalën Seneka kur shprehej: “Mjerë koka që drejtohet nga bishti”…. NE në bisht kemi qenë dhe vijojmë të mbetemi për sa i përket zhvillimeve Demon-kratike….Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit!!!!”.

Share: