Home KRYESORE Eshtrat e Qazim Mulletit kthehen në atdhe

Eshtrat e Qazim Mulletit kthehen në atdhe

Nga shoqata “Tirona Intellectum”

Lajm i shumë-prit për komunitetin tironas: më në fund eshtrat e Qazim Mulletit kthehen në atdhe! Ish Prefekti i Tironës, familja e të cilit pësoi një persekutim të egër nga regjimi komunist dhe mbi të cilin u hodh aq baltë nga histografia komuniste, dhe që 10 vjet pas vitit 1965 kur vdiq në Itali, eshtrat i tij dergjeshin në një magazinë në një qytezë në periferi të Romës, më në fund do prehet në Tironën e tij të dashur!

Një bravo e madhe të gjithëve që kontribuan që kjo gjë të realizohej, pasi kthimi i eshtrave në atdhe është jo vetëm diçka humane për një njeri që prej dekadash nuk kishte një varr, por për ti dhënë vendin e nderum që i takon këtij tironasi të shquar dhe të mirë!

Shoqata “Tirona Intellectum” është krenare për kontributin e dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e figurës së Qazim Mulletit, si një figurë e shquar patriotike, intelektuale dhe politike e komunitetit tironas, përfshi sensibilizimin e opinionit publik, mediave dhe politikës për skandalin e komedisë “Prefekti” dy vjet më parë, si rezultat i së cilës Teatri Kombëtar pezulloi shfaqjen!

Mirë se vjen në Tironën tate që e deshe aq shumë Qazim Mulleti!

Share: