Home Gjeo-Ekonomia “Na tradhtuan”/ Wagner kërcënoi Moskën! Putin zbut gjendjen, i dërgon ngushëllime familjes...

“Na tradhtuan”/ Wagner kërcënoi Moskën! Putin zbut gjendjen, i dërgon ngushëllime familjes së Prigozhin

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas rrëzimit të avionit të Prigozhin në veri të Moskës, duke iu marrë jetën 10 anëtarëve të ekuipazhit mes të cilëve edhe shefin e Wagner.

Putin i ka dërguar ngushëllimet e tij familjes së Prigozhin, duke e përshkruar ish-krahun e tij të djathtë një “biznesmen të talentuar” që e njeh që nga vitet 1990. Shefi i Kremlinit tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por detajet e mëtejshme mbi incidentin do të kërkojnë kohë.

Komentet e Putin vijnë 24 orë pas rrëzimit të avionit dhe pas një sërë kërcënimesh të lëshuara nga ‘ushtarët’ e Prigozhin, të cilët duke akuzuar Kremlinin për tradhëti, paralajmëruan për një marshim të mundshëm së shpejti drejt Moskës. Sipas mercenarëve të Wagner, vdekja e ish-besnikut të ‘pabindur’ të Vladimir Putinit ishte shkaktuar nga “tradhtarë” brenda Rusisë.

Gjatë fjalës së mbajtur më herët gjatë ditës së sotme në një samit tregtar në Afrikën e Jugut, Putin nuk tha asgjë për rrëzimin, duke iu përmbajtur fjalimit të shkruar paraprakisht. Ndërkaq, ekspertë perëndimorë dhe ish-kryeministri i Rusisë, besojnë se Putin mund të ketë urdhëruar vrasjen e Prigozhin për shkak të marrdhënieve të tensionuara pas rrebelimit të dështuar në Moskë. Megjithatë, kjo nuk mund të verifikohet aktualisht.

Top Channel

Share: