Home Gjeo-Ekonomia Shkatërrimet e shkaktuara nga uragani ‘Idalia’, Biden: Shembull i ndikimit të krizës...

Shkatërrimet e shkaktuara nga uragani ‘Idalia’, Biden: Shembull i ndikimit të krizës klimatike

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar motin e keq që ka përfshirë Flordiën për shkak të uraganit ‘Idalia’. Biden thotë se kjo që po ndodh në Floria dëshmon pasojat e ndikimit të krizës klimatike, raporton CNN.

“Nuk mendoj se askush mund ta mohojë më ndikimin e krizës klimatike. Vetëm shikoni përreth. Përmbytje historike, thatësira më intensive, nxehtësia ekstreme, zjarret e mëdha kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme siç nuk i kemi parë kurrë më pare”, tha ai.

Biden tha se ka biseduar me guvernatorët nga shtetet ku uragani Idalia pritet të ketë ndikimin më të madh, duke sjellë shi dhe erë të dendur. Presidenti tha se është i gatshëm të mobilizojë çdo burim federal që i nevojiten shteteve.

360grade.al

Share: