Home Gjeo-Ekonomia Frika nga Vucic qe mund te “merzitet” i ka hyre ne “palce”...

Frika nga Vucic qe mund te “merzitet” i ka hyre ne “palce” kesaj maxhorance!

Nga Tritan Shehu


Maxhoranca nuk solidarizohet me letren e politikaneve perendimore pro Kosoves! Deputetet socialiste ne Komisionin e Jashtem mbajne nje qendrim absurd, se paku te pa pergjegjshem, ata nuk pranojne te shprehen.

Ne muajin gusht, drejtues e antare te komisioneve te jashteme te parlamenteve e senateve te ShBA, Britanise e vendeve te BE, publikuan nje leter te hapur drejtuar Departamentit te Shtetit, Min Jashteme te Britanise e Komisionit Europian.


—Ata nepermjet saj kritikojne disa qasje te njeaneshme te ketyre institucineve midis Kosoves e Serbise, ne favor te kesaj te fundit.
—Ata argumentojne pergjegjesite e Serbise ne tensionet me Kosoven.
—Ata keshtu kerkojne nga ato institucione te rivendosin nje barazpeshim e racionalitet ne qendrimet e tyre te lidhura me Kosoven e Serbine.

Ne mbledhjen e pare te ketij sesioni, te Komisionit te Jashtem te Kuvendit tone, une kerkova nga antaret e tij te deklaronim solidaritein tone me kete dokument te drejte, te rendesishme e te pergjegjeshem.

Fatkeqesisht koleget socialiste nuk ju pergjigjen pozitivisht kesaj kerkese, si minimumi qe mund te benim ne mbeshtetje te asaj letre.

Nje qendrim ky i pa justifikueshem, ne vazhden e atyre te mepareshme, si ndaj genocidit serb ne Kosove, Srebrenice etj.

I shpjegueshem vetem me “pushtetin” e Vucic mbi Rilindjen tone.

Share: