Home Gjeo-Ekonomia Vrasja e policit në veri, Konjufca kërkon reagim nga BE dhe SHBA 

Vrasja e policit në veri, Konjufca kërkon reagim nga BE dhe SHBA 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku një polic është vrarë.

Konjufca thotë sulmet terroriste dhe kriminale të strukturave kriminale janë të drejtuara nga Serbia.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë. Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”, thotë Konjufca.

Kryetari i Kuvendit ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë. Autorët e këtij krimi, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq i ftoj institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë”, shton ai./Telegrafi

Share: