Home KRYESORE Estrada e Samitit shqiptar të Berlinit

Estrada e Samitit shqiptar të Berlinit

Nga Flutura Açka

Çdo ngjarje shqiptare që lidhet me Europēn dhe integrimit tonë në Europë, është një nga gjërat më serioze për t’u marrë, dhe personalisht ashtu e marr, edhe si qytetare, edhe si pjesë e politikës.

Kështu edhe Samitin e fundit të Berlinit, që desh Zoti dhe “i zoti” të bëhen në Tiranë. Por nuk mund të lësh pa vērejtur gafat qē e shoqëruan.

Nuk po flas për estradën e përgjithshme, as pēr përputhjet e datave dhe vendpritjeve, të cilat, gjithqysh nuk jamë aq rastësore, pasi kam folur shpesh për qasjen tonë të butë ndaj diktaturës, e cila është gjëja më tinzare në politikën e këtyre dhjetë viteve të fundit.

Në një videoklip të shkurtër që KM shqiptar u paraqiti dinjitarëve europianë, me një veshtulli historike që i burin nga përgjegjësia dhe rëndësishme politike, u foli për Edi Ramën dhe jo kryeministrin shqiptar, me delirin ta lexonte edhe vetë në anglisht, në shkelje të çdo norme etike, por edhe institucionale, ku anglishtja zyrtare duhet të jetë plotësisht zyrtare.

Por, dua tē ndalem te gafat historike të fakteve të paraqitura. Do ndalim vetēm në dy prej tyre:

📚 Maria, princesha e Holadës nuk ishte gruaja e Princ Vidit, por nëna. Maria ishte mbesa e mbretit të Holandës, Williamit III, e martuar nē Gjermani. Gruaja e Princ Vidit ishte princesha Sophie Helene Cecilie of Schönburg-Waldenburg (zu Wied)

📚 Princ Vidi nuk ndikoj fare, por fare fare, në zhvillimin e Tiranës. Në princërimin e tij të shkurtēr 6-mujor ai e vizitoi Tiranën vetëm njē ditë, më 23 prill 1914, vizitë e organizuar nga Dervish Hima. Ishte një festë, entiziazmi i së cilēs u rrëmbye nga Essad Pashë Toptani, ku edhe në drekēn e rastit shqiptarët i ndanē mes tij dhe Andi bej Toptanit, nga frika mos dilnin të vdekur nga ndonjē helmim i mundshëm.

Princ Vidi ndenji enkas në Durrës dhe e ktheu atē në kryeqytet për të qenē mē afēr detit nē rastin e ndonjë arratisjeje të mundshme, në rast kërcēnimi.

Por ajo që të bēn pēshtypje në Samit gjatē kohës sē tramsmetimit, është ngazēllimi kryeministrit holandez Mark Rutte, i cili mjaft që pērmendet Holanda, shkrihet në lumturi, edhe pse në kushte padijeje.

E në fakt, edhe pse ka ardhur të begenisë Samitin e Berlinit në Shqipëri, ai nuk ēshtë më kryeministër i Holandës me të drejtë firme, pasi partitë politike në Hoalndë janë nē bisedime pēr njē kryeministër tē ri, dhe Rutte ka vendosur tē mos qeverisë mē.

Nē të dyja vizitat e tij në Shqipëri Mark Rutte ka qenē nē të njējtat pozita, pra joinfluente dhe me përgjegjësi politike e shtetërore.

Në të dyja vizitat u shoqërua nga gafa të tilla. Herēn e parē iu dhura një libēr i ruajtur nga vizita e munguar e vitit 2017. Ishte fjala për librin mbi Kolonel Tomsoni, i botuar nê vitin 2019. Pēr tē folur pastaj për “lavdinë” e kolonelit nē mesin. e marsit 1914 në precedentin e Vorioepirit në Korfuz, barrë diplomatike antishqiptare që e bartim mē shpinē ende.

Share: