Home KRYESORE Gjestin e babait e kuptoj’/ U largua nga ‘Grande Fratello’, reagon Heidi:...

Gjestin e babait e kuptoj’/ U largua nga ‘Grande Fratello’, reagon Heidi: Jam tronditur! Prindërit janë prioritet për mua

Shqiptarja Heidi Baci ka thyer heshtjen për largimin e papritur nga ‘Grande Fratello’ me pretendimin se kishte arsye personale për këtë vendim. Ajo ka sqaruar mesazhin e babait të saj. 

Shqiptarja shprehet se situata është delikate dhe nuk mund të futej në detaje, por theksoi se prindërit e saj kanë përjetuar disa peripeci, sidomos e ëma.

Heidi theksoi se e kuptoi gjestin e të atit, por shtoi se në jetë ka prioritete dhe familja e saj kishte nevojë për të. Ndërsa ajo që u vu re ishte se në asnjë moment nuk përmendi 47-vjeçarin Massimiliano Varrese, me të cilin nisi brenda shtëpisë një raport më shumë sesa miqësor.

“Përshëndetje, pas daljes sime të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime. Nuk mund të hyj në detaje dhe t’ju jap më shumë informacion në këtë moment, situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim. Më vjen shumë keq që nuk munda tu them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua”, shkruan ajo.

360grade.al

Share: