Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Masakra e Universiteteve shqiptare. Hoqëm ministren (??!!), por jo problemin!!

Masakra e Universiteteve shqiptare. Hoqëm ministren (??!!), por jo problemin!!

Nga Eralda Tase Bano


Raportet e fundit të cilat vijnë për universitetet e vendit në vitin 2023 janë skandaloze. 200 vende më poshtë se 2022 në rankim është tregues i tragjedisë që ka pllakosur arsimin shqiptar.

E gjithë kjo situatë nuk është rastësi, por rrjedh si pasojë e politikave të gabuara të cilat janë ndërmarrë nga Ministria e Arsimit përgjatë këtyre viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Nëse do t’a analizojmë situatën me kujdes do të kuptojnë se problemi fillon te ligji për Arsimin e Lartë i cili betonon universitetet publike duke i klasifikuar si të pavarur ndërkohë që financimi i tyre mund të vijë nga disa burime të ndryshme, ku kryesori mbetet buxheti i shtetit.

Universitetet kanë mundësinë të financohen nga kërkimi shkencor, në një kohë kur ky i fundit ka mbetur në nivele inekzistente për shkak të:

📌1. Mungesave të theksuara në infrastrukturën universitare e cila nuk krijon hapësirat e nevojshme për kërkim shkencor.
📌2. Mungesa të theksuara në trajnime dhe ndërtim kapaitetesh për stafin universitar për shkrim dhe manaxhim projektesh të cilat sjellin grante të ndryshme në universitete për kërkimin shkencor. Kjo nuk është rastësore sepse në thelb administratat e universiteteve janë nepotike në më të paktën e tyre.
📌3. Problemet e vazhdueshme me plagjaturat që nuk përjashtojnë as politikanë që sot drejtojnë dikastere të rëndësishme të shtetit shqiptar, përfshirë Ministrinë e Arsimit.
📌4. Mungesa e theksuar e investimeve të cilat do duhet të ishin në fokusin e qeverisë pasi çdo qytetar e di mjaft mirë se arsimi është motorri i zhvillimit të një shteti.
📌Për të vazhduar më tej, universitetet shqiptare mbeten pas në literaturë e cila mbetet e parinovuar, arkaike dhe e pasaktë. Studentët përballen me mungesa të theksuara në literaturë duke qenë se mungon kërkimi shkencor, investimet dhe kapitali njerëzor i nevojshëm për të nxjerrë literaturë të rifreskuar me kohën.
📌Pedagogët nga ana tjetër paguhen keq, stimulohen pak dhe jetojnë me rroga qesharake të cilat nuk i mjaftojnë për të zhvilluar anën e tyre akademike thuajse aspak. Zhvillimi i arsimit nuk mund të mbetet në mëshirën e investimeve personale që bëjnë pedagogët për zhvillimin e tyre akademik.
📌Nga ana tjetër një pjesë e madhe e burimeve financiare të universiteteve mbeten tarifat e studentëve dhe duhet thënë se këto tarifa nuk mjaftojnë që universitetet të investojnë në zhvillimin e tyre. Aq më keq kur ekonomia jonë është ekonomi e dobët me shqiptarët të cilët mbeten në mëshirën e komisioneve që ngre qeveria.

Arsimi nuk është luks, është pasuri kombëtare e përbuzur dhe e çmontuar nga kriminelë inceneratorësh me diploma fallco.

Share: