Home Gjeo-Ekonomia Njihuni me …. Barcelonën

Njihuni me …. Barcelonën

Kjo është kulla më e re që do të ndërtohet në qendër të Tiranës. Siç tregojnë fotot bëhet fjalë për qiellgërvishtës gjigand, që e bën Alban Tower të duket si xhuxh.

Kulla e re në qendër, do të ndërtohet tek zyrat e BKT-së, ngjitur me Shtëpinë e Gjetheve. Ajo do të ketë 54 kate dhe është dizenjuar si një turrielë e përdredhur me ngjyrë të kuqe.

Kompania ndërtuese e kullës do të jetë Bami Holding. Por brenda kullës së re ndodhet edhe BKT si pronare e tokës përmes kompanisë së saj satelit, Arkestate.

Leja e zhvillimit për kullën u miratua tre ditë më parë nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Godina multifunksionale e quajtur Barcelona Tower është qiellgërvishtësi i radhës që ngulet në zemër të Tiranës. 

Lajmi i publikuar nga Kapitali.al u konfirmua edhe nga vetë kryeministri Edi Rama në emisionin Opinion, kur tha se është dhënë leja për një kullë të lartë mes dy kullave ekzistuese afër qendrës, që janë Alban Tower dhe Eyes of Tirana./Kapital.al

Share: