Home Gjeo-Ekonomia “Sulmi në Banjskë nuk ishte aksident”, Lajçak-Kurtit: Kur nuk të pëlqen mesazhi,...

“Sulmi në Banjskë nuk ishte aksident”, Lajçak-Kurtit: Kur nuk të pëlqen mesazhi, sulmon atë që e përcjell

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk po duket aspak mirë dhe të gjithë kanë frikë se mund të ringjallen fantazmat e së kaluarës”. Kështu u shpreh i emëruari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, gjatë forumit 2BS në Budva të Mali të Zi. Zyrtari i Brukselit tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës nuk ishte aksidental dhe se ajo ngjarje ka ndryshuar gjithçka në tryezën e negociatave.

“Në rrethana aktuale nuk është e drejtë që Kosova është nën sanksione nga BE-ja dhe kjo duhet të adresohet. Heqja e tyre është një mundësi që unë e mbështes”, u shpreh Lajçak.

Lajçak: Rajoni i Ballkanit Perëndimor s'po duket aspak mirë
Ndërmjetësuesi shtoi se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm me anë të një marrëveshjeje, teksa vuri theksin në rikthimin e palëve në dialog.

“Fatkeqësisht, pas asaj ngjarjeje situata është e tmerrshme. Tani më e rëndësishmja është vërtetimi i fakteve dhe nxjerrja e konkluzioneve dhe pasojave. Nga njëra anë, duhet të punohet për normalizim dhe dialog, por nga ana tjetër kemi përshkallëzim.”

Lajçak adresoi edhe akuzat e lëshuara në adresë të tij nga kryeministri Albin Kurti, më 14 shtator se është anuar qartë nga Serbia, duke bërë që kërkesat e saj t’i shndërrojë në kushte të BE-së.

“Kur nuk të pëlqen mesazhi, përpiqesh të sulmosh atë që e përcjell. Kështu funksionon.”

Ndërhyrjes së moderatores se me kushtet aktuale një marrëveshje mes palëve është e pamundur, ai u përgjigj: “Në të njëjtin panel ishte edhe ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili tha se “nëse në fund të hetimeve rezulton se Serbia dhe lidershipi i saj qëndrojnë pas asaj që ndodhi më 24 shtator, kjo do të vërtetonte se nuk ka vend për Beogradin në BE, dhe se mbetet nën ndikimin e Rusisë”./a2

Share: