Home Gjeo-Ekonomia Teknologjia digjitale promovon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar nën nismën “Një brez, një...

Teknologjia digjitale promovon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar nën nismën “Një brez, një rrugë”

Teknologjia digjitale ka promovuar transformimin dhe përmirësimin e industrive tradicionale, ka sjellë në jetë tregtinë elektronike ndërkufitare, financat ndërkombëtare, marketingun digjital dhe forma të tjera biznesi. Teknologjia digjitale po i shton një vrull të ri zhvillimit ekonomik të vendeve dhe rajoneve të nismës “Një brez, një rrugë”. Për më shumë, ndiqni artikullin e agjencisë së lajmeve “Xinhua” me titull:

CFP

Teknologjia digjitale promovon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar nën nismën “Një brez, një rrugë”

Në punëtorinë e një kompanie mobiliesh në qytetin Handan, në provincën Hebei të Kinës Veriore, rrotullat e fletëve të ftohta me një trashësi prej vetëm 0,6 mm, përpunohen në produkte përmes proceseve të shumta, si prerja, stampimi, saldimi elektrik dhe spërkatja.

“Këto procese komplekse përfundojnë nën kontrollin e pajisjeve digjitale, të tilla si makinat automatike të përkuljes, të cilat përmirësojnë shumë efikasitetin e prodhimit dhe cilësinë e pajisjeve dhe rritin konkurrencën në treg të produkteve tona”,- tha Zhang Baixiang, menaxher i përgjithshëm i kompanisë “Steelite”.

“Pas prodhimit digjital, vlera e fletëve është të paktën dyfishuar”,- tha Zhang, duke shtuar se kompania prodhon çdo vit më shumë se 1 milion komplete të llojeve të ndryshme pajisjesh çeliku, të cilat janë shitur në mbi 50 vende dhe rajone pjesëmarrëse në nismën  “Një brez, një rrugë” (BRI).

CFP

CFP

Teksa mundëson përmirësimet e produkteve, teknologjia digjitale gjithashtu zgjidh në mënyrë efektive problemet e menaxhimit me të cilat përballen ndërmarrjet pasi ato zgjerohen në tregjet jashtë shtetit. Në dhomën e komandës së “Chenguang Biotech Group Co., Ltd.” në Handan, të dhënat në kohë reale në ekranin e kompjuterit regjistrojnë informacionin e prodhimit dhe marketingut të selisë së kompanisë dhe më shumë se 20 filialeve të shpërndara në vendet e “Një brez, një rrugë”.

“Më parë, nëse produktet e një filiali nuk tregtoheshin, selia nuk mund të zbulonte në kohë arsyet, gjë që shkaktonte vështirësi për vendimin e ardhshëm të marketingut”, – tha Lu Qingguo, kryetar dhe menaxher i përgjithshëm i kompanisë.

Teknologjia digjitale e ka ndryshuar këtë situatë. Tani, me ndihmën e teknologjisë së të dhënave të mëdha, kompania ka akses në çdo të dhënë të një filiali, të tilla si sasia e inputeve të lëndëve të para ose përmbajtja e pigmenteve në produktet e saj.

“Teknologjia digjitale ka promovuar transformimin dhe përmirësimin e industrive tradicionale, ka sjellë në jetë tregtinë elektronike ndërkufitare, financat ndërkombëtare, marketingun digjital dhe forma të tjera biznesi dhe ka nxitur pika të reja të rritjes ekonomike”,- tha Zhong Zeyu, nënkryetar dhe sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Kineze të Tregtisë së Shërbimeve.

Përveç kësaj, niveli i shërbimit digjital të tregtisë së jashtme të Kinës po përmirësohet gjithashtu. Duke ndërtuar platforma të reja të tregtisë digjitale dhe duke optimizuar proceset e shërbimit të tregtisë së jashtme, teknologjia digjitale e vendit po i shton një vrull të ri zhvillimit ekonomik të vendeve dhe rajoneve të “Një brez, një rrugë”. Me qendër në qytetin e Langfang, Hebei, kompania e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit “Jiajia” ka zhvilluar në mënyrë të pavarur një platformë gjithëpërfshirëse të shërbimit të tregtisë së jashtme.

CFP

CFP

Duke inovuar një model të ri të tregtisë së jashtme digjitale në internet, ajo u ofron ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të tregtisë së jashtme shërbime të plota të procesit, si inspektimi i mallrave dhe zhdoganimi dhe shlyerja e këmbimit valutor.

“Nga janari deri në gusht, vëllimi i eksporteve të kompanisë sonë arriti në 180 milionë dollarë amerikanë. Eksportet në vendet dhe rajonet e nismës “Një brez, një rrugë” përbënin më shumë se 20 për qind të këtij vëllimi”,- tha Zhang Wen, menaxher i përgjithshëm i kompanisë.

Zhang shtoi se kompania ka krijuar magazina jashtë shtetit në disa vende dhe rajone të “Një brez, një rrugë” me një sipërfaqe totale prej 90,000 metrash katrorë./Artikulli dhe fotot janë ofruar nga CRI.CN

Share: