Home Gjeo-Ekonomia Të rraskapitura, por të lumtura pas daljes nga ‘ferri’, shikoni momentin kur...

Të rraskapitura, por të lumtura pas daljes nga ‘ferri’, shikoni momentin kur nënë e bijë lirohen pas dy javësh nga Hamasi

Një lajm i mirë pushtoi dje të gjitha mediat botërore, dhe ishte pikërisht ai i lirimit të dy prej pengjeve të marra dy javë më parë nga terroristët e Hamasit.

18-vjeçarja Natalie Raanan dhe nënës së saj Judith, u lanë më në fund të lira. Në video, nënë dhe vaza re saj duken të lodhura, por shumë të lumtura që më në fund arritën të dilnin shëndoshë e mirë nga ai ‘ferr’.

Ato shihen të rrethuar nga njerëz të armatosur me jelek antiplumb dhe më pas duke u futur në një makinë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Dy gratë amerikane të liruara nga Hamasi u ribashkuan me familjen e tyre në Izrael dje, pasi iu dorëzuan forcave izraelite në kufirin me Rripin e Gazës.

360grade.al

Share: