Home Gjeo-Ekonomia U rikthyen nga Siria/ SPAK dërgon për gjykim 23 persona për veprën...

U rikthyen nga Siria/ SPAK dërgon për gjykim 23 persona për veprën penale “pjesëmarrje në organizatë terroriste”

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka dërguar për gjykim 23 persona të rikthyer nga Siria, ndaj të cilëve rëndon akuza e pjesëmarrjes në organizatë terroriste.

Në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha, kërkohet gjykimi për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj shtetasit Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Arbër Stafasani, Usejd Stafasani, Eltion Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erion Luto dhe Erdet Korro, është vendosur  masë sigurimi “arrest me burg”.

Ndërsa nëntë gra po hetohet nën masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit: Lavdie Kaca  detyrim paraqitje, Entela Vladi detyrim paraqitje, Ruzhdie Balliu, Etleva Stafasani, Stela Stafasani, Klotilda Zani, Almira Kastrati, Floresha Rasha, Brunilda Koçollari.

Gjatë hetimeve të kryera në lidhje me këtë procedim penal janë provuar këto fakte:

Gjatë thirrjeve që organizata ISIS bënte për bashkim në këtë organizatë, këta shtetas shqiptare kanë udhëtuar nga Shqipëria në Siri duke iu përgjigjur thirrjes. Fillimisht kanë udhëtuar vetëm burrat të rekrutuar dhe të nxitur në Shqipëri dhe më pas atyre iu janë bashkuar gratë dhe fëmijët. Për një pjesë të të pandehurve është provuar edhe se kanë kryer veprime luftarake në mbështetje të organizatës duke qenë luftëtarë dhe janë paguar për këtë.

Ndërsa gratë iu janë bashkuar bashkëshortëve me vullnet të lirë duke marrë me vete edhe fëmijët duke iu shërbyer bashkëshortëve pavarësisht mundësisë që kanë pasur në fillim për tu kthyer. Ato kanë përfituar ndihma në formën e pagesës, një pjesë e tyre janë rimartuar pas vdekjes së bashkëshortëve; ato kanë kontribuar në rritjen e popullsisë së organizatës (pjesë e ideologjisë së organizatës) kanë indoktrinuar dhe edukuar fëmijët me ideologjinë e organizatës.

Një pjesë e grave janë kthyer nga Siria në vitet 2020-2021, ndërsa disa të tjera vazhdojnë të qëndrojnë në kampe, në pritje të riatdhesimit.

Top Channel

Share: