Home Gjeo-Ekonomia Von der Leyen: Rreziku i përhapjes në rajon të konfliktit Izrael-Hamas është...

Von der Leyen: Rreziku i përhapjes në rajon të konfliktit Izrael-Hamas është real

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen thotë se rreziku i përhapjes në rajon të konfliktit Izrael-Hamas, është real.

Duke folur në Institutin Hudson në SHBA, Ursula von der Leyen – e cila është përballur me kritika të shumta për dështimin për t’i kërkuar Izraelit t’i japë fund bombardimeve të Rripit të Gazës – fajësoi drejtpërdrejt Hamasin, shkruan Al Jazeera.

“Ne kemi parë rrugët arabe të mbushura me zemërim në të gjithë rajonin, kështu që rreziku i një përhapjeje rajonale është real. Dhe kjo është pikërisht ajo që Hamasi shpresonte të arrinte, dhe kjo mund të prishë afrimin e fundit dhe historik midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë”, tha ajo.

Duke folur për sulmin e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, Von der Leyen shtoi: “Përballë këtij tmerri, ka vetëm një përgjigje të mundshme nga kombet demokratike si ne: “Ne qëndrojmë me Izraelin”.

360grade.al

Share: