Home KRYESORE Xhamia e Plumbit po restaurohet, Rama ndan pamje nga punimet në objektin...

Xhamia e Plumbit po restaurohet, Rama ndan pamje nga punimet në objektin e kultit

Xhamia e Plumbit në Shkodër, një ndër objektet e kultit më të rëndësishme, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan, është duke iu nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.

Punimet për të rilindur edhe njëherë këtë monument kulture të kategorisë së parë janë duke vijuar me ritme të shpejta.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ndau disa fragmente të filmuara gjatë ndërhyrjes që pritet të përfundojë së shpejti.

Xhamia e Plumbit është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës. Por përmbytjet e njëpasnjëshme në qytetin verilindor e dëmtuan këtë objekt kulti, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen për rikonstruksion. Xhamia është shpallur monument kulture në vitin 1948, ndërsa prej shumë kohësh në të nuk është bërë asnjë investim.

Me projektin e ri, synohet që t’i jepet fund problematikës së përmbytjes. Po ashtu po kryhen punime në fasadën e brendshme të jashtme, ndërsa do të ngrihet dhe minarja që u dëmtua në vitin 1967.

Top Channel

Share: