Home Gjeo-Ekonomia Alarm për BOMBË në diskotekën e njohur në Prishtinë, momenti kur të...

Alarm për BOMBË në diskotekën e njohur në Prishtinë, momenti kur të rinjtë nxirren jashtë, thirrja: Pa panik!

Gjatë mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës mori një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën Gate në Prishtinë. Pasi u mor informacioni, ata u nisën menjëherë në vendin e ngjarjes. Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 nëntorit u anulua.Video Player00:0000:06

Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9. Pas kontrollit doli që ky njoftim të ishte i rremë.

https://www.dailymotion.com/embed/video/x8q0qfd?autoplay=1 

Dikush kishte njoftuar qëllimisht Policinë e Kosovës për vendosjen e një bombe.

I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të klubit në të cilin ishin mbledhur shumë të rinj për ta dëgjuar Yll Limanin.

“Pas një kontrolli të detajuar nga trupat e antibombës dhe njësiti K9, nuk është gjetur asnjë mjet dyshues brenda hapësirës së Gate Club”, thuhet në sqarimin e diskotekës.

Alarm për BOMBË në diskotekën e njohur në

360grade.al

Share: