Home KRYESORE Blendi Fevziu tregon sa lekë ka fituar nga libri i tij më...

Blendi Fevziu tregon sa lekë ka fituar nga libri i tij më i shitur! Si i intervistoi të gjithë personazhet?

Blendi Fezviu, në një intervistë për “Më lër të flas” në Top Channel, foli për një ndër librat e tij më të suksesshëm.

“Enver Hoxha”, botuar nga UET Press, numëron rreth 280 mijë kopje të shitura, tha shkrimtari.

I pyetur nga binjakët Donald dhe Romeo Veshaj se sa ka fituar nga ky libër, Fevziu u përgjigj:

“Për të nxjerrë sa kam fituar, duhet të llogarisësh sa ka mbajtur Henri Çili. Ka një përqindje një shkon për taksa, një për tatime, një që e merr shitësi, një që e merr botuesi. Zakonisht, autorët, marrin 8 për qind”.

Por, sa të vështirë e ka pasur gazetari të intervistojë personazhet e librit të tij?

“Ka personazhe aty që kanë dhënë një intervistë në jetë, ka nga ata që i kam intervistuar rreth 50 herë këto 30 vite, si për shembull Edi Rama, Sali Berisha, Fatos Nano.

Geraldina e Shqipërisë, Isuf Vrioni, janë personazhe që kanë folur vetëm një herë. Ka personazhe që nuk i kam intervistuar, por i kam njohur personalisht”, tregoi Fevziu në “Më lër të flas”.

Top Channel

Share: