Home Gjeo-Ekonomia “Buxheti i 2024 më i madh?”, Tabaku: Faktet flasin ndryshe, paratë shkojnë...

“Buxheti i 2024 më i madh?”, Tabaku: Faktet flasin ndryshe, paratë shkojnë për koncesione dhe PPP

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar me anë të video mesazhi lidhur me buxhetin e vitit 2024.

Tabaku shprehet se pavarësisht se po flitet se ky është buxheti më i madh ndonjëherë, faktet flasin ndryshe.

Sipas saj, në 10 vite taksat janë rritur ndjeshëm, por rritja e tyre nuk ka ndikuar në shërbim të mirëqenies, pasi sipas deputetes paratë e buxhetit shkojnë gjithnjë për koncesione dhe PPP.

“Jeni duke dëgjuar çdo ditë që ky është “buxheti më i madh ndonjëherë” deri në lodhje dhe mërzitje! Por si kemi arritur tek ky buxhet? Shikoni, në 10 vite janë rritur taksat 3 mld Euro, kryesisht si barrë mbi shtresën e mesme. Por çfarë ka ndodhur me ekonominë? A ka shkuar kjo rritje në shërbim të mirëqenies, të mbështetje të shtresës së mesme, të teknologjisë-informacionit, të arsimit? Në mënyrë absolute jo!

Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës reale ka qenë 16%. Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës mesatare ka qenë po 25%. Që do të thotë, në të dyja rastet, më pak se rritja e çmimeve, që sigurisht është ndjerë në xhepin e qytetarëve.

Shtresa e mesme, taksapaguesit e rregullt, paguajnë barrën më të madhe të taksave, por a shkon kjo atje ku duhet? Përgjigja sigurisht që është Jo! Sepse çdo buxhet që vjen përgjigjja janë koncesione dhe PPP, jo në shërbim të rritjes dhe të zhvillimit të mirëqenies së shoqërisë!”-tha Tabaku./Opinion.al

Share: