Home Gjeo-Ekonomia Europa duke u përpjekur për njerëzimin mezi rregulluan dicka për vete me...

Europa duke u përpjekur për njerëzimin mezi rregulluan dicka për vete me refugjatët!

Nga Irena Beqiraj

UN raporton se 73% e refugjatëve në 2022 janë strehuar në vendet në zhvillim ( vende me të ardhura të mesme edhe të ulta ) edhe vetem 27% e tyre në vendet e zhvilluara . Ndërsa po të lexosh më tej studimet e institutit V.DEM do të vëreni se pjesa me e madhe e tyre janë përqëndruar në vendet me regjime hibride ose të quajtura ndryshe autokraci zgjedhore .

Vala e refugjatëve në këto është rezultat i një ndërveprimi midis preferencave të refugjatëve dhe udhëheqësve të vendet pritëse .

Refugjatët do të preferonin të strehoheshin në një vend që u siguron mbrojtje ekonomike, ligjore dhe politike. Ata natyrisht preferojnë të vendosen në vende demokratike me të ardhura të larta .

Ndërsa qeveritë demokratike, për të përmbushur edhe pritjet e elektoratit të tyre nuk dëshirojnë te perballen me flukse të larta refugjateve edhe azilkerkuesve, ndërkohë.që i nënshtrohen ” klauzolës së moskthimit” e cila i pengon ato qe të dëbojnë me forcë refugjatët.

Te gjithe azilkërkuesit , të cilët nuk ia dalin të marrin statusin e emigrantit në një vend demokratik duhet të largohen nga vendi pritës në mënyrë autonome , duke u rivendosur në nje vend tjetër , ose duke u kthyer në vendin e tyre. Duke qenë se kjo nuk ndodh , vendet demokratike , për të “respektuar” në dukje angazhim ndërkombëtar të moskthimit me forcë i lënë refugjatët për një kohë të gjatë me një status të papërcaktuar .

Statusi i paqartë , nënkupton që këta persona nuk janë në gjendje të përfitojnë të drejta të ndryshme që do t’ju takonin me status formal të refugjatit, të tilla si të drejtat për aktivitetet ekonomike, lëvizjet ndërkombëtare dhe bashkimi familjar. Ky dehumanizim i refugjatëve edhe nevoja per te mbijetuar rrit mundësinë që ata të shëndrohen kontigjent i aktivitete të paligjshme .

Për të shpëtuar nga kjo situatë , duke mos rënë dakord për një shpërndarje së barrës ne menaxhimin e krizave te refugjatëve , vendet e zhvilluara kanë gjetur një detuor . Në vend të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit zgjedhin ta transferojnë atë jashtë kufijëve të tyre duke përdorur liderat autokratikë të cilët “shfaqen më të ndjeshëm edhe katolikë se Papa edhe me europian se vet europianët “

Liderat e gjithëpushtetshëm autokratikë nuk japin llogari edhe nuk e kanë nevojë të bëjnë transparencë. Ato i nënshkruajnë marrëveshjet e pritjes se refugjatëve pa pasur nevojë ti diskutojnë me publikun e tyre .

Publikut kjo zgjidhje i serviret si e përkoheshme , ndonjëherë edhe e shoqëruar përfitime te ndihmës ekonomike (si ajo i dhënë nga Gjermania Turqisë në vitin 2016), ku nuk ka asnjë arsye përse të mos tregohemi human edhe bujarë me njerzit në nevojë. Por në fakt në të gjitha rastet kur ka ndodhur ka qenë një shkëmbim politik favoresh .

Me anë të refugjatëve pa status të mbajtur në territoret autokratike Liderat perndimorë kanë siguruar maskën hipokrite të respektimit të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ndërsa liderat autokratikë kanë sigurojne heshtjen, mos ndërhyrjen madje edhe mbështetjen e perëndimit, ndaj sundimit të tyre .

E pra , Meloni me zbulimin një lideri “më Europian se Macroni , i duket se “shpëton fytyrën” para publikut italian edhe atij ndërkombëtar .

Ndërsa Lideri global duke treguar respekt ndaj vlerave europiane , apo kujtimit të gjyshes së tij italiane , edhe duke na kujtuar detyrimet që kemi ndaj Italisë mike , siguron mbështëtjen europiane për sundimit të tij .

Cinizëmi tragjik me krizat e refugjatëve, ka vetëm një shpjegim ” Duke u përpjekur për njerëzimin liderat demokratë e autokratë mezi rregulluan dicka për vete “

Share: