Home Gjeo-Ekonomia Lideri ukrainas i druhet kryengritjes! Rusia reagon me tallje: Dreqin, Zelensky na...

Lideri ukrainas i druhet kryengritjes! Rusia reagon me tallje: Dreqin, Zelensky na zbuloi planet

Volodymyr Zelensky nuk ka frikë nga armët ruse, por nga populli; konkretisht ai ukrainas. Presidenti rreth të cilit u bashkua vendi në ditën e pushtimit rus, që zotëron ende një mbështetje shumë të lartë në sondazhe, thirri gazetarët në zyrën e tij dhe zbuloi se ishte në dijeni të një plani rus dezinformues për të shkaktuar kaos në Ukrainë.

“Putini po përgatit Maidan 3 për të më larguar mua”, nënvizoi Zelensky, duke sqaruar se bëhet fjalë për organizimin e një kryengritje popullore për ta rrëzuar atë nga pushteti. Kjo vjen në një kohë kur tensionet mes liderëve politikë dhe ushtarake të Kievit janë në nivele tepër të larta. Sëfundmi presidenti ukrainas shkarkoi numrin dy të shërbimeve të jashtme.

Deklaratën e Zelenskit për një tentativë për ta rrëzuar atë, në Moskë e kanë komentuar me ironi. Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev komentoi me sarkazëm deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të raportuar nga Bloomberg, sipas të cilit Moska do të donte të përçante shoqërinë ukrainase në mënyrë që ta bënte atë të humbiste pushtetin në një operacion të pretenduar dezinformues të quajtur “Maidan 3”.

“Dreq…i ngatërroi të gjitha letrat. Ai na zbuloi planin. Përndryshe gjithçka ishte gati: njerëzit e duhur, tonelata armësh dhe shakaxhinjtë rusë që thërrasin gjyshen e shkathët Nuland për të përgatitur ëmbëlsira për demonstruesit e Maidanit. Do të duhet të rregullojë përgatitjet operacionale”, shkroi Medvedev në rrjetet sociale.

360grade.al

Share: