Home Gjeo-Ekonomia Stuhia bllokon Rrugën e Arbrit, uji përmbyt tunelet e urën

Stuhia bllokon Rrugën e Arbrit, uji përmbyt tunelet e urën

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të premte gjithë vendin tonë. Stuhia e fortë e shoqëruar me erë të fuqishme ka shkaktuar probleme në qytete e rrugë nacionale.

Rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave.

Drejtuesit e mjeteve janë përballur me befasi në shumë pika të kësaj rruge. Ndërkohë uji është futur edhe brenda tuneleve në fshatin Shkallë./TPZ.AL

Share: