Home Gjeo-Ekonomia Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.2

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.2

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Evia në orën 8:27 minuta të mëngjesit (me orën greke) dhe është ndjerë thuajse në gjithë Athinën.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 shkalla Rihter. Epiqendra e tij ka qenë  6 km në juglindje të Prokopios së Evias Veriore dhe thellësia e tij në 14.2 km.

Shtatë minuta më vonë një tërmet tjetër ka pasuar me fuqi 3.7 Rihter në të njëjtën zonë në një thellësi prej 5 kilometrash. Gjithashtu ka pasur edhe lëkundje të tjera, nën 3 Rihter.

Presidenti i Organizmit për Parashikimin dhe Përballimin e tërmeteve Efthymios Lekkas, duke folur për ERT, ka thënë se po ndiqet me vëmendje fenomeni pasi është regjistruar në një zonë që nuk prodhon tërmete të mëdha.

Lekkas këshilloi banorët të kenë kujdes pasi zona është e prirur për rrëshqitje dheu dhe sidomos ata që jetojnë në banesat e vjetra duhet ti braktisin ato.

Top Channel

Share: