Home KRYESORE Zyrtarët e SPAK përfundojnë vizitën, kë takoi Altin Dumani në SHBA

Zyrtarët e SPAK përfundojnë vizitën, kë takoi Altin Dumani në SHBA

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se zyrtarët e lartë të SPAK-ut kanë përfunduar vizitën studimore që zhvilluan këtë javë në Uashington.

Në postimin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, theksohet se zyrtarët e SPAK janë shoqëruar edhe nga anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).

Mësohet se kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew. Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).

Njoftimi i ambasadës së SHBA në Tiranë

Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew. Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).

Share: