Home KRYESORE Bënë fushatë për kandidatët e Primareve/ Nga Salianji, te Gjekmarkaj dhe Xhaferaj,...

Bënë fushatë për kandidatët e Primareve/ Nga Salianji, te Gjekmarkaj dhe Xhaferaj, kush ishin demokratët që munguan në Kuvendin Kombëtar të Berishës

Teksa sot ish-kryeministri Sali Berisha thirri Kuvendin Kombëtar, ku do të kërkojë votëbesimin për t’u zgjedhur kryetar i PD-së, figura demokrate me peshë kanë munguar.

BalkanWeb mëson se në këtë takim mes demokratësh nuk kanë qenë të pranishëm deputetë që kanë bërë fushatë për kandidatët e Primareve, si Ervin Salianji, që doli fitues në Kavajë, apo Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj.

Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë. Kujtojmë se të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” janë të pranishëm 1203 delegatë.

360grade.al

Share: