Home Gjeo-Ekonomia Zbulohet kandidatja që do të sfidojë Putinin në zgjedhjet presidenciale në Rusi

Zbulohet kandidatja që do të sfidojë Putinin në zgjedhjet presidenciale në Rusi

Ish-gazetarja Yekaterina Duntsova e ka paraqitur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Rusi, të cilat priten të fitohen nga Vladimir Putini.

Duntsova kishte bërë thirrje që t’i jepej fund luftës në Ukrainë dhe lirimin e të burgosurve politikë, përfshirë liderin opozitar, Alexei Navalny, raportoi Reuters.

Ajo e ka paraqitur kandidaturën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u futur zyrtarisht në zgjedhje.

Ajo tani përballet me pengesën e madhe për t’i marrë 300,000 nënshkrime në mbështetje të kandidaturës së saj deri më 31 janar.

Putini ka qenë në pushtet si president apo kryeministër që nga viti 1999 dhe po kërkon një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

360grade.al

Share: