Home Gjeo-Ekonomia Zbulohet tuneli më i madh në Gaza/ Franca thirrje për “armëpushim të...

Zbulohet tuneli më i madh në Gaza/ Franca thirrje për “armëpushim të menjëhershëm”

Lufta mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit ka hyrë në ditën e saj të 72-të.

Ofensiva e ushtrisë izraelite vazhdon pavarësisht thirrjeve në rritje të ndërkombëtarëve për një armëpushim.

Thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” bëri edhe ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, e cila takoi homologun e saj izraelit në Tel Aviv, Eli Choen. Colonna shprehu “shqetësimin e thellë” të Francës për situatën në Rripin e Gazës.”Shumë civilë janë vrarë.. Thirrjet për “de-përshkallëzimi” vlejnë për të gjithë, përfshirë Izraelin”, tha Colonna.

Ndërkohë, ushtria izraelite deklaroi të dielën se kishte zbuluar tunelin më të madh të Hamasit në Rripin e Gazës deri më tani. Kalimi nëntokësor, rreth 4 kilometra dhe me një thellësi 50 metra nën tokë, afër kalimit kufitar Erez, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, bashkangjitur videos së publikuar, ushtria izraelite shkruan se tunel ishte një projekt i Muhamed Sinëar, vëllait të udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinëar. Forcat izraelite theksojnë se tuneli ka gjerësi të mjaftueshme për një automjet dhe është e pajisur me sisteme elektrike, dyer të blinduara, si dhe kanalizime për ujërat e zeza.

Top Channel

Share: