Home KRYESORE “Është një pjesëz toke atje në kodër”-Poezi nga Sokrat Turtulli

“Është një pjesëz toke atje në kodër”-Poezi nga Sokrat Turtulli

Është një pjesëz toke atje në kodër!

Është një pjesez toke atje në kodër,
Ku era dhe dielli bien në dashuri.
Rethuar me njerez të paqtë si miqtë në sofër,
Rrethuar me heshtje, lule dhe qiri.

Ështe një pjesëz toke atje në kodër,
Atje në kodër ku ka veç zgjim.
Atje ku të gjithë kuvendojnë me heshtjen.
Atje, atje ka shtëpinë, Babai im.

Është një pjesëz toke atje në kodër,
Në kodrën që tashmë po e dua aq shumë.
Miremëngjes i them kur sapo hap sytë dita.
Natën e mirë kur shkoj të fle gjumë.

Është një pjesëz toke atje në kodër,
Atje, atje, frymon Babai im…

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Share: