Home KRYESORE Nuk kalojnë rrugën te vijat e bardha, policia gjobit këmbësorët

Nuk kalojnë rrugën te vijat e bardha, policia gjobit këmbësorët

Këmbësorët, të cilët kalojnë rrugën pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, janë ndëshkuar nga policia.

Policia ka dokumentuar edhe me video qytetarët që nuk kalojnë pranë vijave të bardha, ndërsa kanë fotografuar edhe gjobën, duke u  ndëshkuar me masën administrative 1000 lekë gjobë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kjo masë është marrë për të parandaluar aksidentet e mundshme, me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve të respekojnë rregullat, pasi jo në pak raste janë bërë burim aksidentesh.

Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të gjithë shkelësve.

Top Channel

Share: