Home Gjeo-Ekonomia Panairi Ndërkombëtar i Turizmit/ Rama në Madrid: U renditëm vendi i tretë...

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit/ Rama në Madrid: U renditëm vendi i tretë në botë për rritjen e turizmit. Kumbaro: Mikpritja, marka jonë më e mirë

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro po marrin pjesë në “FITUR” në Madrid, Panairin Ndërkombëtar të Turizmit. Kreu i qeverisë theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria merr pjesë në këtë panair, duke marrë parasysh rritjen e konsiderueshme të numrit të turistëve vitin e kaluar.

“Është mjaft e rëndësishme që gjendemi këtu sepse kemi parë parë vitin e kaluar një rritje me rëndësi të turistëve spanjollë në Shqipëri. Dje mu desh të shkoja për një fizioterapi për shpinën. Fizioterapisti më tha se dy ditë më parë, e dashura ime prenotoi që të vinte në Shqipëri me familjen e saj dhe mua, ndërkohë që tani unë po kujdesem për shpinën tuaj. Kjo është diçka që do të kishte qenë e pamundur të imagjinohej pak vjet më parë kur Shqipëria ishte tejet e fshehur dhe tanimë ka gjithnjë e më shumë kërkesa për të ardhur vitin e kaluar. Shënuam Aeroportin e Tiranës me numrin më të lartë në Evropë, bazuar në statistikat, ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite. Të tretët pa Kupën Botërore dhe pa Mekën, është një rezultat i mirë.”, u shpreh Rama.

Ndërkohë Kumbaro theksoi se marka më e mirë e Shqipërisë është mikpritja.

“Pak më parë asnjë nuk e njihte Shqipërinë, tanimë është kthyer në destinacion. Ne nuk konkurrojmë as me Greqinë, Italinë apo Kroacinë. Rrethohemi nga gjigantë të turizmit, ne plotësojmë hartën me Shqipërinë. Mikpritja që është marka jonë. Dhe fryma e mirë.”, u shpreh Kumbaro.

360grade.al

Share: