Home Gjeo-Ekonomia Sunak u përgjigjet kritikave: Arsyet përse iu përgjigjëm sulmeve Houthi në Detin...

Sunak u përgjigjet kritikave: Arsyet përse iu përgjigjëm sulmeve Houthi në Detin e Kuq

Britania e Madhe është përfshirë nga debate lidhur me vendimin e kryeministrit të vendit Rishi Sunak për të sulmuar bazat e grupit Houthi që vepron në Jemen. Ai e konsideroi narrativë keqdashëse pretendimet se këto sulme në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara përshkallëzojnë konfliktin Izrael-Hamas, pasi e konsideroi si një rast të izoluar.

“Ishte sulmi më i madh ndaj Marinës Mbretërore për dekada”, tha kryeministri ndërsa shtoi se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-në, u hakmorën në vetëmbrojtje dhe për të mbështetur lirinë e lundrimit, siç ka bërë gjithmonë Britania.

“Unë nuk i marr lehtë vendimet për përdorimin e forcës. Prandaj theksoj se ky veprim është bërë në vetëmbrojtje. Ishte i kufizuar, jo përshkallëzues. Ishte një përgjigje e nevojshme dhe proporcionale ndaj një kërcënimi të drejtpërdrejtë ndaj anijeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe rrjedhimisht ndaj vetë Mbretërisë së Bashkuar”, deklaroi ai.

Kryeministri siguroi se në mbrojtjen e anijeve ndërkombëtare, MB po respekton ligjin ndërkombëtar. Sipas kryeministrit Sunak, sulmet e grupit Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare kanë vënë në rrezik jetë të pafajshme.

“Tregtia globale nuk mund të funksionojë në kushte të tilla. Kontejnerët dhe cisternat duhet të bëjnë një kthesë prej 5000 miljesh rreth Kepit të Shpresës së Mirë. Kjo po i rrit çmimet dhe po redukton aksesin e konsumatorëve në mallra jetike. Njerëzit nuk duhet të pranojnë narrativën malinje se bëhet fjalë për Izraelin dhe Gazën. Nuk është. Ka të bëjë me mbrojtjen e transportit”, u shpreh Kryeministri.

Edhe në Shtetet e Bashkuara ka nisur një debat lidhur me faktin se Kushtetuta parashikon që lufta një vendi mund tí shpallet pasi presidenti merr miratimin nga Kongresi.

360grade.al

Share: