Home KRYESORE Bllokimi i Zgjedhores/ Alibeaj: Teatri i radhës nga ata që nuk e...

Bllokimi i Zgjedhores/ Alibeaj: Teatri i radhës nga ata që nuk e duan reformën, u kërkoj ndjesë…

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, e cilësoi teatrin e radhës nga ata që nuk duan reformën, skenën e sotme, ku deputetët e opozitës penguan zhvillimin e mbledhjes.

Ai u kërkoi ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, që do të merrnin pjesë në mbledhjen e sotme dhe gazetarit që u shty nga Garda gjatë tensioneve.

“Ndjesë për incidentin që ndodhi me gazetarët, personalisht Ardit. Janë skena që ne kemi dashur t’i shmangim, kemi qenë me qëndrimin që Parlamenti dhe Komisionit mos të shndërrohen në salla ku maten muskujt. Ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, që më shumë dëshirë erdhën për të marrë pjesë. Ajo që ndodhi sot nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës nga ata që nuk e duan reformën, por e shndërrojnë mbledhjen e komisionit në sallë muskujsh.

Edhe mazhoranca, ka treguar që është e prirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar parlamenti”.

Alibeaj përsëriti propozimet e PD-së për reformën zgjedhore.

“Listat e hapura, votimi e numërimi elektronik, votimi për shqiptarët janë Shqipërisë. Ky është testi që të dyja palët nuk duan ta pranojnë. Dua t’ju bëj me dije që qëndrimi i PD që në ditën e parë, nëpërmjet ndryshimeve të kodit zgjedhor, t’u japim shqiptarëve zgjedhje të ndershme. Të zgjedhin ata se kush janë përfaqësuesit real të tyre dhe jo interesat e vogla të njërës palë. Listat e hapura janë sfidë për secilën palë.

T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve, të zgjedhin ata se kë duan t’i përfaqësojë.

E dimë që Rama është më se i qetë me këtë ligj zgjedhor. Do të përdorë në çdo rast administratorët, patronazhistët, bandat, do t’i drejtohet shit-blerjesh së votave. Është detyrimi i çdo përfaqësuesi të opozitës, që me propozime konkrete, të vendosë mure ndaj abuzivizmit që Edi Rama po përdor për vjedhjen e zgjedhjeve. Të adresojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.

Ndërkohë, Alibeaj theksoi se nuk ka dakordësi me bashkëkryetarin tjetër që mbledhja e radhës të bëhet të premten.

“Nuk është e vërtetë që ka dakordësi për mbledhjen që të zhvillohet të premten. Ne kemi qenë të gatshëm që në momentin më të parë për ta zhvilluar”.https://www.youtube.com/embed/P0JmlDQcv44?si=-EgkY3J4fIHrBlbY

Top Channel

Share: