Home Gjeo-Ekonomia Raporti i dëmeve/ Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë rreth 500 miliardë...

Raporti i dëmeve/ Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë rreth 500 miliardë dollarë

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha me vlerë të paktën 152 miliardë dollarë. Kështu thuhet në një raport të përbashkët të qeverisë ukrainase, nga Banka Botërore. Sektorët më të prekur janë strehimi, transporti, tregtia, industria, bujqësia dhe energjia, vëren raporti, me pjesën më të madhe të dëmeve të përqendruara në rajonet e Donetsk, Kharkiv, Luhansk, Zaporizhia, Kherson dhe Kiev.

Që nga 31 dhjetori 2023, kostoja e rindërtimit të Ukrainës u vlerësua të jetë të paktën 486 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Këto përllogaritje janë bazuar në periudhën nga fillimi i luftës, më 24 shkurt 2022 deri më 31 dhjetor 2023.

Humbjet ekonomike të shkaktuara nga lufta gjatë kësaj periudhe vlerësohen në 499 miliardë dollarë. “Raporti thekson gjithashtu një boshllëk financimi prej 9.5 miliardë dollarësh për të financuar prioritetet e rimëkëmbjes dhe rindërtimit të menjëhershëm të vitit 2024”, thekson raporti.

360grade.al

Share: