Home Approccio Italo Albanese Letër në Redaksi

Letër në Redaksi

Mirë se ju gjej, lexues dhe aktivistë të nderuar.

Të gjithë ne që merremi me veprimtari shoqërore, i kemi parë, i kemi njohur, sepse i kemi ftuar dhe kemi marrë pjesë me shumë dëshirë në shumë aktivitete të Grupit të valleve “Shqiponjat”, në Lecco (Leko) të Italisë.

Vijmë këtu midis jush me këtë shkrim, për t’i evokuar dhe për të cilësuar edhe më shumë vlerat e kësaj familjeje që, tashmë, ka një reportor të pasur aktivitesh në shumë qytete të Italisë dhe disa shtete të Europës.

Me shumë mirnjohje dhe krenari flasim për familjen artiste Qokaj. Megjithëse për arsye familjare u shkëput nga Italia, duke u zhvendosur, tashmë, në Lozana të Zvicrës, vazhdojnë të shpalosin vlerat tona kombëtare me pasionin e zellin e përhershëm, sipas motos se kultura nuk njeh dallim të kufinjve.

Ditën e djeshme komuna e Lozanës kishte organizuar Festën e Pranverës. Të gjitha komunitetet ishin të përfaqësuara me lobin e tyre, çadrën, ushqimin dhe kishin në dizpozicion njëzet minuta për të prezantuar në sheshin qendror të qytetit. Ajo që më befasoi, ishte fakti se Shqiperia dhe Kosova ishin të bashkuara në të njëjtën sofër po themi. Tavolinat dhe flamujt jepnin hijeshi qytetit. Në të njëjtën kohë na ftonin të ishim pjesëmarrës aktivë të kesaj feste të bukur.

Në këtë rast feste, ashtu si shqiponja, një trup i vetëm, por me dy krena, dy komunitete që dine t’i tregojnë botës idetntitet dhe bashkim.

Grupi i valleve “Shqiponjat” zotëroi gjithë sheshin për njëzet minuta. Valltarja Stela Qokaj i mangjepsi të gjithë me hapat e saj të sigurta dhe lëvizjet e përkryera. Ashtu siç konfirmon edhe mamaja e saj, Presidentja e shoqatës Drita Qokaj:

“Stela i krijon vetë koreografitë, tashmë, nuk kam nevojë t’i mësoj gjë. Përkundrazi, shpesh mësoj edhe unë nga ajo”.

Pas disa valleve ku morën pjesë edhe valltarë nga kombe të tjera, performanca u mbyll me një repertor këngësh të kenduara nga super e talentuara Drita Qokaj.

Një performancë e bukur e vëllezërve nga Kosova, sidomos fëmijët që kërcyen aq bukur, bënë gjithë publikun për vete. Nuk mund të linim pa permendur edhe zonjen Blerta nga Lezha që ishte pjestare e kësaj feste dhe aktiviste e njohur edhe në Lezhë.

Një ftesë që u bëjmë të gjithë shqiptarve, atdhetarëve ashtu edhe artdashesve; Kontaktoni Grupin e Valleve “Shqiponjat” në Lozana për aktivitete të tjera të rradhës, ashtu edhe për të mësuar kërcimet tona të bukura. Të mos i harrojme traditat tona, por të gjejmë mundësinë t’i trashëgojme brez pas brezi.

Një kafe miqësore me zotin Ndue Pal Qokaj në shtëpinë e tij, mbylli këtë ditë të bukur në Lozana.

Një falenderim i veçant per i shkon prof. Ndue Shabaku nga ana ime personale.

Me respekt,

Aleks Vulaj

Share: