Home KRYESORE Bujqësia ne pikjatë edhe një histori e vjetër kryetarësh !

Bujqësia ne pikjatë edhe një histori e vjetër kryetarësh !

Nga Irena Beqiraj

Studimet e Bankes Botërore thone se rritja e produktivitetit në bujqësi mund të jetë deri në katër herë më efektive në uljen e varfërisë sesa rritja nga sektorët e tjerë.
Ndërkohë grafiku i Monitor tregon se në 2023 bujqësia është në pikën e saj më të ulët që prej 1997.
Si arritëm këtu ?
Teksa po mundohesha të analizoja dështimin e 3 qeverive më “reformatore” që ka pasur ky shtet që prej formimit të tij ( Rama 1, Rama 2, Rama 3) mu kujtua një histori e vjetër !
Për mosrealizimin e planit në një kooperativë shkarkojnë një kryetar të vjetër e me eksperiencë duke e zëvendësuar me një djalë të ri pa eksperiencë.
Kryetari i vjetër pasi i dorëzoi detyrën i thotë djaloshit :
Në sirtarin e parë kam lënë 3 letra , me numrat 1 2 edhe 3. Ke disa këshilla të vlefshme që do të të hyn në punë kur të të thërrasin në Komitet. Hapi sipas rradhës .
Kalojnë 3 muajt e parë , punët nuk po ecnin kryetarin e ri e thërrasin në Komitet. I mbytur nga ankthi ju kujtua porosia e ish kryetarit ! Hapi zarfin me nr1 edhe lexoi : Mi hidh të gjitha fajet mua !
I qetë kofident raportoi që po bënte të pamundurën por ish kryetari I kishte djallosur të gjitha edhe gjendja që kishte gjetur ishte katastrofike .
Kur erdhi rradha e raportimit të dytë , qetësisht shkoi tek tavolina edhe hapi zarfin nr2 .
Aty shkruhej :Vazhdo më fajso mua , por bëj edhe ndonjë autokritikë sado të vogël !
Edhe kësaj rradhe kryetari i ri e bindi komitetin se punët ishin në duar të sigurta edhe se ai e kishte situatën nën kontroll !
Punët nuk po ecnin , raportimi I tretë erdhi edhe më shpejt nga c’e priste ! Kryetarit , I duhej këshilla e kryetarit të vjetër edhe hap zarfin me numrin 3 !
Nuk kishte përtuar ish kryetari të shkruante pak më gjatë kësaj here :
Tani je i vetëm, ti edhe rezultatet e tua.
Fajet e mia nuk e mbulojnë dot më pa aftësinë tënde !
E pra, shkurt fajin padyshim na e ka Saliu , por rezultatet e viteve te fundit po tregojnë që kësaj qeverie tek bujqesia i kane mbaruar edhe të paaftët !

Share: