Home Gjeo-Ekonomia Greqia heq veton ndaj Shqipërisë?

Greqia heq veton ndaj Shqipërisë?

“Qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”.

Kështu shkruan media greke “Antinews” në një artikull të publikuar ditën e sotme. Sipas kësaj medie diskutimet e brendshme mes organeve bashkë-kompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.
Sipas gazetës shkak është përfshija e Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së, si ato të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mes thashethemeve për përfshirjen e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Himarrës Fredi Beleris, në listën për kandidatët e Demokracisë së Re për PE, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e një Marrëveshja e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Burime të besueshme theksojnë se draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përballjes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut”-shkruan artikulli.

Greqia u zotua të bllokojë aspiratat e Tiranës për në BE nëse nuk zgjidhej çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i burgosur që prej muajit maj, në Shqipëri. Sipas Greqisë po i shkeleshin të drejtat e njeriut.

360grade.al

Share: