Home Gjeo-Ekonomia Kinë: Po krijohet mjedis më i mirë biznesi me hapje të mëtejshme...

Kinë: Po krijohet mjedis më i mirë biznesi me hapje të mëtejshme në sektorin financiar

Në nëntor 2023, Banka Qendrore e Kinës dha leje biznesi për kompaninë Mastercard Netcom, për kleringun me kartë bankare. Ky ishte një sinjal i qartë i përpjekjeve të Kinës në hapjen e sektorit financiar. Nga ajo kohë, Kina ka vazhduar përpjekjet duke lehtësuar mjedisin në këtë drejtim.

Deri në hapjen e kompanisë së parë të obligacioneve me investime të huaja në Pekin, në fund të marsit, 24 bankat më të rëndësishme botërore, kishin hapur degët e tyre në tregun kinez. Ndërkohë, pothuajse gjysma e 40 kompanive më të mëdha të sigurimeve ndërkombëtare, ishin futur në tregun vendas të Kinës.

Krahas këtyre, kohët e fundit, sektori mbikëqyrës financiare i Kinës ka theksuar shumë herë, që do të vazhdojë lehtësimin e hyrjes së institucioneve të huaja në sektorin bankar dhe financiar, si edhe zgjerimin e hapësirave të biznesit për institucionet e huaja.

Në planin e veprimit, të publikuar pak kohë më parë nga Këshilli i Shtetit i Kinës, për nxitjen praktike të hapjes së nivelit të lartë, dhe shfrytëzimin më të fuqishëm të investimeve të huaja, është propozuar që; të zgjerohet hyrja e institucioneve të huaja në sektorin bankar e financiar, të zgjerohet sfera e biznesit e institucioneve të huaja financiare në tregun vendas të obligacioneve, dhe të thellohet zbatimi i pikëve eksperimentale të investimeve në tregun vendas, nga partnerët e huaj të kufizuar e të kualifikuar (QFLP).

Drejtori i Laboratorit të Financave dhe Zhvillimit të Shangait, Zeng Gang u shpreh që; “Zgjerimi për hyrjen në sferën e biznesit, është një pikë e rëndësishme për hapjen financiare. Në këtë plan veprimi, është thelluar më tej hapja financiare në sektorët kryesorë të Kinës, dhe në shumë fusha dhe biznese të reja. Institucionet e huaja do të marrin më shumë hapësirë dhe më shumë shanse pjesëmarrjeje”.

Foto cover nga VCG

Vlen të përmendet që do të zbatohet politika e hapjes në sektorin e shërbimeve financiare, në disa zona pilote. Drejtori i Administratës Shtetërore të Mbikëqyrjes Financiare të Kinës, Li Yunze, bëri të ditur në Forumin 17 Aziatik të Financave, që do të zgjerohet më tej sfera e biznesit të bankave të Hongkongut dhe të Makaos në tregun e brendshëm, dhe do të eksplorohet aktivisht biznesi me kartë bankare të këtyre bankave, në tregun e pjesës kontinentale. Dhe në parimin e barazisë brenda-jashtë, do të diskutohet ulja e pragut për pjesëmarrjen e institucioneve financiare të Hongkongut dhe Makaos, në zotërimin e aksioneve të kompanive të brendshme te sigurimeve.

Departamenti Ndërkombëtar i Bankës Popullore të Kinës, theksoi që do të përmirësohet më tej sistemi i administrimit me “trajtim kombëtar para hyrjes plus listë negative”, do të përmirësohet procesi i hyrjes së investimeve të huaja në tregun kinez, dhe do të këmbëngulet për trajtim të barabartë të institucioneve financiare, brenda e jashtë vendit.

Drejtori i Departamentit Ndërkombëtar të Bankës Popullore të Kinës, Zhou Yu u shpreh në një konferencë për shtyp; “Brenda mundësive, do të krijohet një mjedis sa më i mirë biznesi, me konkurrim të barabartë. Për institucionet e huaja financiare, leja për hyrje është gjë e rëndësishme. Përveç kësaj, edhe lejet për biznes kanë rëndësi të madhe. Në këtë drejtim, duhet të konsiderohen karakteristikat e institucioneve, të kuptohen vështirësitë dhe kërkesat konkrete, që kanë hasur në tregun kinez”.

Zhou mori një shembull, duke thënë; “Më parë, Banka Popullore publikoi masat për pakësimin e lëshimit të karbonit, ku fillimisht lejohej pjesëmarrja e institucioneve kineze. Më tej, në një gjendje të sigurt dhe me kërkesat e investimeve të huaja, sfera e pjesëmarrjes u zmadhua. Deri tani janë përfshirë 13 banka të huaja”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor e Kinës ka propozuar që do të nxiten reformat në lehtësimin e investimeve dhe tregtisë ndërkufitare, do të nxitet fuqimisht zgjerimi i sferës pilote të “pishinës së fondeve” me monedha vendase dhe ndërkombëtare për kompanitë e huaja.

Ndërkohë, edhe Banka Popullore bëri të ditur vazhdimin e përmirësimit të sistemit të ndërlidhjeve dhe pasurimin e numrit të sektorëve dhe aseteve të investueshme, për të lehtësuar pjesëmarrjen e investimeve të huaja.

Përveç hapjes së mëtejshme, theksohet edhe përmirësimi i nivelit të mbikëqyrjes në sektorin bankar dhe financiar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pan Gongsheng, Guvernatori i Bankës Qendrore theksoi se do të vazhdojnë forcimin e sigurinë financiare, monitorimit, vlerësimit dhe paralajmërimit ndaj rreziqeve ndërkufitare, për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë financiare të Kinës. Ndërkohë, do të përsoset sistemi ligjor në këtë drejtim, do të përshpejtohet hartimi i ligjeve si edhe ndryshimet ligjore në ligjin e stabilitetit financiar, ligjin kundër pastrimit të parave dhe rregulloren e administrimit valutor. (Jiang Lei)/Artikulli dhe fotot jane ofruar nga CRI.CN

Share: