Home KRYESORE Varianti britanik i COVID-19 ka hyrë në Shqipëri, nuk ndryshojnë masat

Varianti britanik i COVID-19 ka hyrë në Shqipëri, nuk ndryshojnë masat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi se varianti i ri britanik i Covid-19 ka hyrë në Shqipëri. Por pavarësisht këtij fakti masat anti-COVID do të jenë të njëjtat.

“Situata epidemiologjike, shohim që kemi një tendencë të uljes të qëndrueshme të infektimeve ditore prej 1 marsit, por vlerësohet që kemi ende një numër të spitalizimeve dhe fataliteteve si rrjedhojë e infektimeve në rritje prej janarit.Numri i infektimeve mbetet shqetësues në kontekstin nacional dhe europian e rajonal, ka tendencë të rritjes së numrit të infektimeve dhe pse janë në mbylljen e dytë apo të tretë. Ndaj sikurse ka diskutuar komiteti në orët e para të mëngjesit të sotëm, e në mbledhjet e përditshme, vlerëson që masat të qëndrojnë të njëjtat në raport edhe me vlerësimin më në dinamikë të situatës”,- tha Manastirliu.

Masat që mbeten në fuqi janë:

  1. Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
  2. Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
  3. Universitetet vijojnë online.
  4. Vijojnë të jenë të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe.
Share: